Institutieps

Ibrahim Skenderi, VRAPI  i  AKADEMIKUT

VRAPI  i  AKADEMIKUT

(Evokim poetik  kushtuar Akademik Eshref Ademajt)

Prof.Ibrahim Skenderi (poet)

Ishte moti, shumë moti

gjashtë dekada e gjysmë më parë ishte

Lakmoja dhe ëndërroja unë vogëlushi

jo për shportën mbushur plot rrush

as për kalaveshin  që e mbaja në dorë

në të kthyer nga vëreshta e dajave

Por për të riun që vraponte

rrugës së gurtë drejt Qafës së Zhurit

me ca libra nën sqetull

Më bëri përshtypje djaloshi…

Me pantallona  të përveshura

Djaloshi që me këmishën zbërthyer

mbronte librat nga shiu

që ishte duke riguar

Është Eshrefi…

Eshrefi i Brahim Ademajt

Student i dalluar i matematikës 

tha dajë Hajdari!

Mu shtua kurershtja dhe lakmia:

Ah, sikur të arrija e të vrapoja

edhe unë kështu

E ai, djaloshi zhurjan nuk e ndali vrapin

si një atlet maraton vrapoi

drejt cakut pa infinit.

Gradimet më të larta profesionale i  përqafoi

për arsimim

për  shkencë

për mbëltime të reja profesionale…

Meritor praruar me titullin Akademik

nuk e ndali dot vrapin

djaloshi zhurjan

Vrapin e përjetësuar me vepra

Që Ardhmëria

do t’i  mbajë përjetësisht në gji!

                                                           Gusht,2024

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top