Mirë se vini në faqen zyrtare të institutit (2023) i themeluar për kërkime shkencore në edukim dhe politika sociale.

U promovua libri - studimi i titulluar "Klinikë Ligjore Penale (Drejtësia për të mitur)" - autor: Dr.Sc.iur.Hazër Susuri & Ma.sc.iur Elinda Susuri-Humolli
më 19.04.2025
Promovimi i librit u mbajt në ambientet e Hotel "Cyti" në Prizren, me një pjesëmarrje të konsiderueshme të drejtuesve të institucioneve publike, gjyqëtar, prokuror, avokat, drejtues shkollash, psikolog shkollor etj. Në promovim mori pjesë edhe recensenti i librit Prof.Dr.Ismet Salihu. Promovimi i librit u bë nën kujdesin e Institutit për Edukim dhe Politika Sociale në Prizren.
Instituti për Edukim dhe Politika Sociale
THIRRJE PËR TRYEZË SHKENCORE
Në muajin qershor 2025 Instituti për Edukim dhe Politika Sociale do të organizojë Tryezën Shkencore me temën “Shkolla në Përmirësim/Lëvizje”. Të gjithë të interesuarit (studiues nga fushat sociale dhe punëtorë arsimor) janë të mirëpritur të shkruajnë Kumtesat e tyre për këtë tryezë. Kumtesat duhet të shkruhen në formatin B/5 jo më shumë se 10 faqe (shkrimi TimesNewRoman 12, distanca mes rreshtave 1.15) dhe të përcillen përmes adresës elektronike të Institutit: ins.prizren2023@gmail.com, më së largu gjerë me datën 15 maj 2025. Të gjitha kumtesat do të vlerësohen nga një këshill shkencor. Kumtesat të cilat vlerësohet nga Këshilli Shkencor prezentohen në tryezë dhe të njejtat botohen në buletinin e Institutit nr 3.
Kumtesat duhet të përmbajnë: abstraktin, fjalët kyçe, kontekstin teorik, pyetjet kërkimore, hipotezën, metodologjinë, rezultatet, diskutimet, përfundimet, rekomandimet dhe referencat.
Për të tjera informacione të duhura rreth tryezës shkencore do jeni të informuar pasi ta keni konfirmuar interesimin për pjesëmarrje.
Suksese!










23.12.2024 u mbajtë punëtori me mësimdhënës, pedagog, psikolog, nxënës dhe prindër, në organizim të Institutit për Edukim dhe Politika Sociale në Prizren, në kuadër të Projektit “Parandalimi i bullizmit tek adoleshentët përmes mbështetjes psiko-sociale. Projekti është mbështetur (subvencionuar) nga Komuna e Prizrenit – Drejtoria Komunale për Punë dhe Mirëqenie Sociale.
Instituti për Edukim dhe Politika Sociale në Prizren më datën 21.09.2024 organizoi punëtorinë shkencore dhe aktivitetin përkujtimor kushtuar Akademik Prof.Dr.Eshref Ademaj.
Në emër të profesorëve të Departamentit të Matematikës, dua t’ju falenderoj për pritjen dhe bujarinë që treguat me rastin e organizimit të Tryezës Shkencore dhe Aktiviteit Përkujtimor për të nderuar kontributin madhor të Akad. Eshref Ademaj. me rastin e 30 vjetorit të ndarjes nga jeta. Me këtë rast dua t’i falenderoj Institutin për Edukim dhe Politika Sociale me seli në Prizren dhe UPz e në veçanti Z. Skender Susuri, si dhe anëtarët e familjes së gjerë Ademaj për pritjen e ngrohtë që na e bënë dhe bujarinë e tyre. Ju dëshiroj shumë suksese edhe në organizime tjera fisnike në të ardhmen.
Mirupafshim!


























Instituti ynë Qendër e kërkimeve shkencore
Instituti për Edukim dhe Politika Sociale me seli në Prizren, është krijuar me Vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës nr.5400260-2 të datës 17.11.2023. Qëllimin i krijimit të Institutit është të kontribuojë për një edukim dhe arsim gjithëpërfshirës e cilësor parauniversitar në Republikën e Kosovës. Ky kontribut do të vijë përmes: hulumtimeve shkencore, inovative në fushën e edukimit dhe të shkencave sociale, hartimit të projekteve, planifikimit dhe organizimit të aktiviteteve kreative dhe praktike. Gjithashtu Instituti ynë ofron mbështetje socio-psikologjike për personat në nevojë dhe vlerëson ekologjinë mjedisore. Instituti përmes organizimit të konferencave lokale dhe rajonale përmes publikimeve dhe botimeve shkencor do të nxis dhe ofrojë mundësi që studiuesit dhe specialistët kontributin e tyre shkencor në fushën e edukimit dhe politikave sociale e mjedisore ta shprehin dhe ta bëjnë publik, pra Instituti të bëhet zëri i tyre. Instituti krahas anëtarësisë dhe bashkëpunimit me studiues e specialist vendor ka dhe një bashkëpunim të suksesshëm me studiues dhe specialistë të jashtëm dhe me institute partnere si: Shoqata Internacionale për Solidaritet (SH.I.S.); “Qendra Universi”(Q.U.) me seli në Tiranë. Në të ardhmen do të formalizojë bashkëpunim edhe me institute dhe organizime të tjera.
Bashkëpunimi dhe partneriteti
- Media / mjetet e informimit
- Institucionet e pushtetit qendror
- Institucionet e pushtetit/qeverisjes lokal
- Institucionet hulumtuese publike dhe jopublike
- Institucionet edukative-arsimore dhe aftësuese
- Institucionet e studimeve të larta / fakultetet
- Shoqëria civile/ OJF-të
- Studiuesit e shkencave edukative dhe sociale
- Organizatat rajonale dhe ndërkombëtar
Hulumtimet, projektet, rezultatet (arritjet), sfidat, Instituti do t’i ndaj dhe bëjë publike përmes:
- Publikimeve / botimeve
- Buletinit të Instituti
- Konferencave shkencore dhe punëtorive
- Prezantimit në aktivitete të ndryshme
- Faqes zyrtare të institutit
Vizioni
Qendër e kërkimeve shkencore në fushën e edukimit dhe politikave sociale, për të kontribuar në ndryshime cilësore të sistemit edukativ-arsimor parauniversitar të vendit, përmirësuar mbështetjen socio-psikologjike të personave në nevojë dhe mbrojtur ekologjinë e mjedisit.
Misioni
Të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së sistemit edukativ-arsimor parauniversitar dhe në mbështetjen sociale dhe ofrimin e ndihmës psiko-sociale të personave në nevojë, përmes përvojave të përshtatshme, mbështetjes profesionale, gjithëpërfshirjes dhe motivimit.
Historiku
Instituti është themeluar në Nëntor 2023 sipas certifikatës së regjistrimit: Nr.5400260-2 të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës. Selia e Institutit është në Prizren (rr.Ismet Jashari – Kumanova nr.125, kati II). Instituti ka bordin si themelues, drejtorin ekzekutiv. Në kuadër të Institutit kontribuojnë nëntë (9) anëtarë dhe një numër i bashkpunëtorëve të jashtëm. Instituti bashkpunon me organizimet e tjera publike dhe jopublike. Në vitin 2025 Instituti synon riorganizimin dhe fuqizimin e kapaciteteve humane. Gjithashtu Instituti synon formalizimin e partneritetit me organizimet jashtë territorit të Kosovës. Në vitin 2024 Instituti ka organizuar: një (1) punëtori shkencore për zhvillimin profesional të arsimtarëve me bazë në shkollë, një (1) tryezë shkencore për kontributin e Akademik Ademajt në shkencë dhe çështje kombëtare, ka zhvilluar një (1) projekt hulumtues për bullizmin tek moshat adoleshente, ka botuar dy (2) Buletina shkencor me gjithsejt 18 kumtesa.
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.