Tryeza shkencore dhe Aktiviteti përkujtimor kushtuar kontributit shkencor dhe kombëtar të Akademik prof.dr.Eshref Ademajt të mbajtura më datën 21.09.2024 në ambientet e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren zgjuan interesimin e pritur të bashkëpunëtorëve, ish studentëve, studiuesve dhe të pjesemarresve te tjerë. Në këtë aktivitet shkencor dhe përkujtues i lexuan kumtesat e tyre shkencore 14 studiues. Të gjitha kumtesat u botuan në Buletinin 1 të Institutit për Edukim dhe Politika Sociale në Prizren. Aktivitetin përkujtues e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe Rektori i Universitetit të Prizrenit prof.dr.Mentor Alishani, personalitete të tjera të jetës shkencore të Prizrenit dhe Kosovës dhe Familja e akademikut të respektuar prof.dr.Eshref Ademaj.
Kumtesat e përgatitura dhe të lexuara:
-
- Prof.Qamil Haxhibeqiri (anëtar i ASHAK)
-
- Prof.Muhib Lohaj (Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore në UP – Prishtinë)
-
- Prof.Ramadan Limani (Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore në UP – Prishtinë)
-
- Prof.Xhafer Xhaferi
-
- Dr.Shemsidin Dreshaj (Universiteti i Prishtinës)
-
- Dr.Fadil Kryeziu
-
- Prof.dr.Sinan Ademaj
-
- Prof.dr.Isak Hoxha
-
- Dr.sc.Hazer Susuri
-
- Prof.Fuat Berisha
-
- Prof.Abdullah Rizanaj
-
- Prof.Ibrahim Skenderi
-
- Prof.Sheradin Berisha
- Prof.Skender Susuri
CITIME NGA KUMTESAT E TRYEZES SHKENCORE
Vend të posaçëm në jetëshkrimin e prof. Eshrefit zen veprimtaria patriotike e atdhetare e tij në ato vite të vështira për arsimin e lartë në gjuhën shqipe në Kosovë. Ai çdo herë dhe me dinjitet iu kundërvu përpjekjeve nacionaliste dhe shoviniste serbe që për qëllim kishin goditjen e Universitetit të Prishtinës. Të gjitha aktivitetet prof. Eshrefi i kryente me dinjitet dhe përkushtim të posaçëm, pa marrë parasysh pasojat dhe ndëshkimet nga pushteti i asaj kohe; gjithnjë qëndroi ballëlartë dhe i paepur.
Prof.dr.Qamil Haxhibeqiri
Me gjuhën e tij aq të rrjedhshme dhe aftësinë për të na motivuar, na ka dhënë bazat jo vetëm në fushën e matematikës,por edhe në shumë aspekte të ndërtimit të karakterit të individit dhe të dashurisë njerëzore. Profesori Eshref ishte një enciklopedi e vërtetë. Thëniet e tij tingëllonin si aksioma që përkufizonin përsosmërinë e njeriut, dashurinë ndaj njerëzve dhe dashurinë ndaj kombit dhe Atdheut.
Prof.dr. Muhib Lohaj
Profesor Eshrefi posedonte aftësi të rralla për t’i thjeshtësuar materialet komplekse nga fusha e Algjebrës. Profesor Eshref Ademajn e kishim si këshillëtar se si duhet punuar me studentë dhe krahas punës me studentë, se si duhet kushtuar kujdes edhe ngritjes profesionale, duke thesuar se vetëm në këtë mënyrë mund të ecim përpara dhe ta zhvillojmë vendin dhe me sukses të përballemi me politikën diskriminuese të pushtetit të atëhershëm serbo-malazezo-maqedonas. Ishin këto vite të vështira për shqiptarët në përgjithësi dhe për Universitetin e Prishtinës në veçanti.
Prof. Ramadan Limani
Prof.Eshrefit ishte violina e parë që punoi dhe u angazhua me gjithë potencialin dhe kredibilitetin njerëzor të tij. Në takimet, thuaja të përditshme, që kishim me prof. Eshrefin “lindi dhe filloi të materializohej një ide e re – ideja e rimëkëmbjes së një universiteti të ri e të pavarur, të një universiteti shqiptar, në Prishtinë.
Prof.Xhafer Xhaferi
Kontributi i profesor Eshref Ademaj është madhor dhe për tu vlerësuar edhe në përgatitjen e kuadrove shkencore dhe profesionale, të cilat ndikuan dhe udhëheqen me proceset zvillimore të përgjithshme të Kosovës dhe më gjërë. Zhvillimet e bëra në Kosovë pas vitit 1970 nuk mund të ishin të atij niveli pa kuadrot shkencore dhe profesionale të avancuara, të cilat u përgatiten në këtë Universitet.
Prof.dr.Sinan Ademaj
Figura e akademik Eshref Ademaj do të ngel gjithmonë shembull i shkencëtarit dhe i kombëtarit dinjitoz në realizimin e qëllimeve në interes të shkencës dhe të kombit shqiptar, të Kosovës për çlirimin nga kolonializmi i Serbisë, për pavarësinë dhe sovranitetin e saj të plotë. Pas suprimimit ushtarak të autonomisë së Kosovës të vitit 1989 nga forcat okupuese të Serbisë, akademik Ademaj ishte në krye të aktiviteteve revolucionare për mbrojtën e Universitetit të Prishtinës dhe për ngritjen shpirtërore të popullatës shqiptare për mbrojtjen e pozitës së Kosovës nga okupimi i Serbisë me të gjitha mjetet, për pavarësimin e saj.
Dr.doc.Hazër Susuri
Profesor Eshref Ademaj krahas punës mësimore-shkencore me studentët një vëmendje të veçant i kushtonte edhe kultivimit të patriotizmit dhe ndjenjes së dashurisë ndaj Kosovës, e cila atakohej vazhdimisht nga pushteti i kohës. “Atdhetar bëhesh duke kontribuar në profesionin të cilin e ke zgjedhur dhe e ushtron, e neve jemi përcaktuar për shkencën, andaj duhet të kontribuojmë në shkencë dhe përmes saj ta lartësojmë jo vetëm Kosovën” – një nga udhëzimet e profesor Eshref Ademaj.
Prof.Fuat Berisha
VRAPI I AKADEMIKUT
Ishte moti, shumë moti
gjashtë dekada e gjysmë më parë ishte
Lakmoja dhe ëndërroja unë vogëlushi
jo për shportën mbushur plot rrush
as për kalaveshin që e mbaja në dorë
në të kthyer nga vëreshta e dajave
Por për të riun që vraponte
rrugës së gurtë drejt Qafës së Zhurit
me ca libra nën sqetull
Më bëri përshtypje djaloshi…
Me pantallona të përveshura
Djaloshi që me këmishën zbërthyer
mbronte librat nga shiu
që ishte duke riguar
Është Eshrefi…
Eshrefi i Brahim Ademajt
Student i dalluar i matematikës
tha dajë Hajdari!
Prof.Ibrahim Skenderi
Figura madhështore e poliedrike e profesor Eshref Ademaj reflektohej në një personalitet me kulturë të gjithëanshme, në shumë dimensione: në shkencë, letërsi, politikë, art, sport etj. Profesor Eshref Ademaj doli në skenën politike pikërisht atëherë kur Kosovës i nevojitej më së shumti (1989). Akademik Eshref Ademaj la pas veti një trashëgimi monumentale për Universitetin dhe shoqërinë tonë.
Prof.dr.Isak Hoxha
Dr.prof. Eshref Ademaj ishte ndër figurat më poliedrike të botës intelekuale dhe kombëtare në historin tonë më të re. Unë personalisht ruaj kujtime të pa harruara me Akademik Eshref Ademajn gjatë aksionit të pajtimit të gjaqeve 1990 – 1993… Ai përkrah prof.Anton Çetës, Mark Krasniqit, Mujë Rugovës, e shumë profesorëve tjerë universitarë, si një plak i urtë e i mençur, me pak fjalë ua shëronte zemrat njerëzve të hasmuar dhe ua hiqte atyre përfundimisht prangat e vetëngujimit.
Sheradin Berisha
Tubimi i intelektualëve shqiptarë të kohës më 26 shkurt 1990 i udhëhequr nga Akademik dr.prof. Eshref Ademaj padyshim është zhvillim historik, për të cilin duhet bërë studim i veçant ngase nga i njeti buruan përkatësisht dolën qëndrime të cilat shërbyen si udhëdrejtim për planifikimin e aktiviteteve rezistuese politike dhe të tjera për periudhën para zhbërjes përfundimtar të ish Jugosllavisë, mbi të gjitha për organizimet në mbrojtje të arsimit shqip dhe të Universitetit.
Skender Susuri
Rendimi i pozitës shqiptare në vitet e 90-ta na solli para një sfidë te madhe, qe debatohej me ngulm: “Serbia ka forcë, por nuk ka popull ta mbaj Kosovën nen thundrën e saje, ndërsa Kosova ka njerëz por nuk ka forcë te çlirohet nga Serbia”. Ne këtë kontest Profesor Eshrefi përzgjodhi, dhe atë drejt, qëndrimin e te madhit At Gjergj Fishta “ Ma mirë ne dhe me u kja me mall, se ndër shkja me ndej për të gjallë”. Dhe ashtu ndodhi, shqiptarët gjetën forcë profesionale, dhe politike dhe u organizuan drejtë, gjë që e solli lirinë që e gëzojmë sot.
Dr.prof.Shemsidin Dreshaj
Ne kemi patur fatin që të takoheshim shumë herë me profesor Eshrefin, të merrnim këshilla, vërejtje si dhe udhëzime nga ai. Takimet me të ishin shumë të rëndësishme, edhe pse ndonjëherë të vështira, sepse ishte i pakompromis kur shihte se punët po çalonin. Kur takimet tona ishin të lira, pa protokoll, atëherë kishim përballë njeriun me zemër të madhe që të bënte për vete, dhe kënaqej kur rrëfenim për “prapësitë” tona që bënim ndonjëherë. Qeshja e tij ishte kumbuese, plot jetë.
Prof.Abdullah Rizanaj
Përmes përkushtimit të tij të palodhur ndaj shkencës dhe studentëve, Prof. Ademaj u bë një shembull frymëzimi për breza të tërë. Prof. Eshref Ademaj na la një trashëgimi të pasur, jo vetëm në kuptimin akademik, por edhe në atë njerëzor. Ai ishte një njeri i pasionuar pas dijes dhe përparimit të shoqërisë, dhe ky përkushtim do të kujtohet për shumë vite në vijim.
Dr.sc.Fadil Kryeziu