Institutieps

Skender Susuri, Drejtor i shkollës dhe zhvillimi profesional i mësimdhënësve

  1. Skender Susuri, Drejtor i shkollës

dhe zhvillimi profesional i mësimdhënësve

Skender Susuri 

Hyrja:

Nuk ekziston një formulë e thjeshtë, një shkencë e caktuar, apo një libër gatimi që të çon padyshim drejtë lidershipit të suksesshëm. Përkundrazi është një proces thellësisht njerëzor, plot sprova dhe gabime, fitore dhe dështime, koordinime dhe rrethana, intuitë dhe njohuri (John William Gardner)

Fuqia e legjitimuar është thelbi i autoriteti për ta ushtruar funksionin e drejtorit dhe lëvizur shkollën. Një autoritet mund të ketë ose të mos ketë fuqi. Një shembull: drejtori i një shkolle e ka autoritetin të pranojë nga një mësimdhënës planifikimin vjetor ose për periudhën mësimore, por nuk e ka fuqinë për ta mbështetur (ndihmuar) apo rekomanduar / detyruar sipas rastit për rishikimin dhe përmirësimin e planifikimit (mungesë e profesionalizmit).

Drejtori që udhëheq me shembull vlerësohet si model për tu ndjekur, jo vetëm për nxënësit në shkollën ose rrethin e tij, por edhe për kolegët dhe prindërit. Një drejtor që udhëheq me shembull pothuajse gjithmonë merr respekt, pa të cilin ai/ajo do të gjejë pak fat dhe rezultate në udhëheqje.

Shembulli nuk është gjëja kryesore në ndikimin e të tjerëve; është e vetmja gjë (Albert Schweitzer, filozof dhe mjek zvicerran)

1. Kuptimi i termit Zhvillimi i vazhdueshëm profesional

Darling&Hammond&Hyler&Gardner: zhvillimi profesional i vazhdueshëm është procesi i të nxënit, i strukturuar që synon të përmirësojë praktikën e mësimdhënies dhe të nxënit e nxënësve.

Avalos (2011) e përkufizoi zhvillimin profesional të mësuesve si proces ku ata nxën njohuri të reja dhe mësojnë se si t’i zbatojnë në praktikë, për të mirën dhe rritjen e suksesit të nxëneve të tyre.

Craft (2000): zhvillimi profesional i mësuesve është një proces i vazhdueshëm që fillon në ditën e parë dhe përfundon në ditën e fundit të shërbimit të tyre profesionale. Është mësim gjatë gjithë jetës.

Zhvillim profesional është çdo njohje dhe përvojë e re e fituar në çfardo forme dhe e cila i shërben zhvillimit të kompetencave të mësimdhënësve dhe arritjeve të nxënësve.

2. Pse zhvillimi profesional është i domosdoshëm

Pavarësisht nivelit të përgatitjes profesionale para hyrjes në profesion, nuk mund të pritet që mësimdhënësit e rinjë të jenë  kompetent (të përgatitur) për të gjitha sfidat / kërkesat me të cilat do të përballen gjatë karrierës së tyre. Prandaj, sistemet arsimore synojnë t’i ofrojnë atyre mundësi për zhvillim profesional gjatë shërbimit, në mënyrë që të ruajnë një standard të lartë të mësimdhënies.  Programet e suksesshme i ofrojnë mësimdhënësve aktivitetet të cilat ata/ato do t’i planifikojnë dhe zbatojnë  me nxënësit e tyre dhe njëkohësisht nxisin zhvillimin e komuniteteve të nxënit të tyre.

3. Disa modele të zhvillimit profesional:

Francë: mësuesit e shkollave fillore duhet të kryejnë nga 9 deri në 18 orë programe profesionale trajnimi në vit. Ky detyrim nuk ekziston në nivel Gjimnazi;

Finlandë: marrëveshja kolektive kërkon qe mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe punëdhënësit së bashku të vendosin sa orë / ditë do t’i kushtojnë zhvillimit profesional brenda vitit shkollor, po jo më pak se tre ditë;

Mbretëria e Bashkuar: zhvillimi i hershëm profesional, që mbulon vitin e dytë dhe të tretë të karrierës së një mësuesi, është i detyrueshëm për të gjithë mësuesit dhe duhet të përfshijë të paktën dy aktivitete të zhvillimit profesional të përcaktuara nga Këshilli i Përgjithshëm i Arsimit;

Bosnjë dhe Hercegovinë: Çdo kantonit (njësie territoriale) i lihet të përcaktojë minimumin e kërkuar. Mesatarja është 12 orë në vit;

Holandë: Në përputhje me ligjin, mësimdhënësi është i detyruar të ndajë 10% të kohës së tij të punës për zhvillimin personal profesional. Zhvillimi personal profesional i mësuesit është i lidhur me zhvillimin e shkollës. Qeveria i jep shkollës fonde të caktuara të cilat përdoren vetëm për këtë qëllim.

Skoci: mësimdhënësve u kërkohet t’i kushtojnë 35 orë në vit zhvillimit profesional. Këto orë ofrohen nga buxheti i shkollës. Zhvillimi profesional në nivel shkolle nuk përfshihet në 35 orët e tjera të zhvillimit të detyrueshëm profesional (trajnime jashtë shkolle të ofruar nga institucionet e licencuara dhe akredituara).

SHBA:  Licenca e mësimdhënësit rinovohet për herë të parë pas dy (2) vitesh shërbimi dhe më pas (në vijim) në çdo pesë (5) vite shërbimi. Rinovimi i licencës bëhet nga Komisioni i Ministrisë së Arsimit mbi bazën e një inspektimi të dosjes profesional të mësimdhënësit i cili përmban çertifikata të kurseve/programeve të formimit profesional të përfunduar dhe vërtetime të tjera në këtë fushë.

Zhvillimit profesional është i nevojshëm për promovimin/rritjen në nivelin e ardhshëm të karrierës (avancim në karrier) në shumë shtete: Francë, Letoni, Lituani, Hungari, Rumani, Slloveni, Shqipëri, Mal të Zi, Serbi, Kosovë. Ndërsa në Austri dhe Bosnje-Hercegovinë është parakusht për rritjen e pagës.

4. Rasti i Kosovës

Edhe në Kosovë (shih nenin 3 pika 2.3  të UA.nr.14/2023) në vazhdim të shërbimit, mësimdhënësi duhet ta përtërijë licencën.  Në Kosovë para hyrjes në shërbim tani më kërkohet edhe provimi shtetëror i profesionit (UA.14/2023 / neni 5). Pas përfundimit me sukses të fazës hyrëse mësimdhënësi merr licencën e karrierës. Kohëzgjatja e licencës së karrierës në mësimdhënie është 7 vite shërbimi. Ndërsa për përtëritjen e saj nevoiten të paktën 100 orë zhvillimi profesional nga të cilat së paku 50% janë programe të akredituara dhe të cilat merren nga autoritetet e licencuara dhe 50% nga aktivitetet e zhvillimit profesional me bazë në shkollë (të rregulluara sipas akteve përkatëse nënligjore). Ndërsa licenca e avancuar kërkon jo më pak se 200 orë të zhvillimit profesional, nga të cilat 50 % me bazë në shkollë.  Për ta përmbushur me sukses këtë përgjegjësi institucionale shkolla përkatësisht drejtori dhe KDSH duhet të planifikojnë dhe zhvillojnë/organizojnë aktivitete profesionale zhvilluese për mësimdhënësit dhe të njejtat të jenë pjesë e PZHSH të shkollës. Zhvillimi i aktiviteteve zhvilluese profesionale për mësimdhënësit me bazë në shkollë është një nga detyrimet dhe përgjegjësit kryesore të drejtorit të shkollës.

5. Disa parime themelore të zhvillimit profesional të mësimdhënësve

  • vizja/zhvillimi është proces, jo ngjarje;
  • Secili individ është pronar/subjekt i lëvizjes/përparimit;
  • Individualisht është e vështirë të përparojmë / zhvillohemi në një institucion i cili nuk lëvizë;
  • Shkollat nuk mund të përparojnë pa lëvizjen / përparimin e mësimdhënësve;
  • Nësë mësimdhënësit përparojnë vetëm individualisht, është e pamundur të zhvillojnë / lëvizinë shkollën e tyre;
  • Shkolla bëhet institucion i të nxënit, nëse mësimdhënësit krahas punës dhe përgjegjësive rutinore/të përditshme dhe të përcaktuara me ligj përkatësisht kontratë, kanë mundësi dhe vullnet të përparojnë;
  • Përparimi profesional është proces që fillon ditën e parë dhe përfundon ditën e fundit të ushtrimit të profesionit;
  • Thithja e informacioneve / risive pedagogjike, vlerësimi dhe zbatimi i tyre është bazë për përparim profesional;

6. Disa nga detyrat dhe përgjegjistë e drejtorit të shkollës

  • Informimi i vazhdueshëm i mësimdhënësve me politikat e MASHT, DKA-së dhe shkollës për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe avancimit të tyre në karrier;
  • Krijimi i mjedisit pozitiv (nxitja dhe mbështetja) për zhvillimin profesional për të gjithë mësimdhënësit; 
  • Identifikimi i interesimeve, kërkesave dhe nevojave të mësimdhënësve për zhvillim profesional;
  • Databaza e zhvillimit profesional të mësimdhënësve dhe stafit tjetër profesional, ndërtimi dhe përditësimi;
  • Hartimi i planifikimit vjetor për zhvillimin profesional të mësimdhënësve me bazë në shkollë; 
  • Zhvillimi  profesionale i mësimdhënësve përmes sigurimit të literaturës profesionale, delegimit të prgjegjësive tek stafi profesional, koordinatori për cilësi me bazë në shkollë, mësimdhënësit trajner, mësimdhënësit e dalluar, përgatitjes së udhëzimeve etj;
  • Emërimi dhe fuqizimimi i Ekipit të shkollës për zhvillimin profesional të mësimdhënësve;
  • Sigurimi i kushteve përfshir bazën materiale për zhvillimin profesional të mësimdhënësve;
  • Përfshirja e mësimdhënësve përmes aktivit profesionale në planifikimin e programeve të cilat mbështesin zhvillimin profesional të mësimdhënësve;
  • Planifikimi dhe organizimi i aktiviteteve të zhvillimit profesional të mësimdhënësve me bazë në shkollë;
  • Promovimi i modeleve të suksesshme të zhvillimit profesional të mësimdhënësve me bazë në shkollë;
  • Planifikimi dhe organizimi i aktiviteteve zhvilluese për mësimdhënësit në partneritet me shkollat tjera;
  • Planifikimi dhe organizimi i trajnimeve me ofertues të jashtëm;
  • Bashkëpunimi dhe çiftëzimi i përvojave me komunitetin e prindërve dhe partnerë të tjerë jashtë shkolle;  
  • Partneriteti me DKA, përfshir edhe përgatitjen vjetor të raportit narrativ për ZHPM;
  • Partneriteti me MASHT përmes Inspektoriatit të arsimit përfshir edhe përgatitjen e raportit narrativ për zhvillimin profesional të mësimdhëmësve;
  • Nxitja e mësimdhënësve për pjesëmarrje në konferenca dhe punëtori shkencore të ndryshme;
  • Publikimi dhe promovimi i produkteve të mësimdhënësve etj.

7. Disa modelet të zhvillimit profesional të mësimdhënësve

Modele joformale

  • Bashkëbisedimi kolegial – joformal;
  • Leximi i literaturës profesionale;
  • Zhvillimi i udhëhequr individualisht:

– Portofolia profesionale;

– Ditari reflektues;

– Vetëvlerësimi me video/audio;

  • Mësimi në distancë:

Zhvillimi profesional i mësimdhënësve përmes mësimit në distancë i referohet mundësive të zhvillimit dhe përmirësimit të aftësive profesionale duke përdorur teknologjinë dhe mjetet e mësimit në distancë, pa nevojën për të qenë fizikisht i pranishëm në një ambient fizikë të caktuar trajnues (klasë, dhomë, kabinet…);

  • Rrjetet zhvillimore profesionale:

Janë grupe ose platforma për të nxitur, motivuar dhe mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm të individëve, grupeve ose profesioneve të caktuara. Janë veçanërisht të rëndësishme në fushën e arsimit, pasi ato mundësojnë mësuesve të rrisin njohuritë dhe aftësitë e tyre, të bëhen pjesë e një komunitet të mbështetur dhe të përmirësojnë cilësinë e mësimdhënies.

  • Përfshirja në procese zhvillimi ose përmirësimi:

I refereohet përfshirjes së mësimdhënësve në planifikimin e programeve zhvilimore të shkollës (PZHSH), zhvillimi i kurrikulit, vlerësimi i brendshëm i shkollës, plani i përmirësimit, ekipi për gjithëpërfshirje, ekipi për parandalim të mosregjistrimit dhe braktisjes së shkollës etj;

  • Hulumtimet / studimet individuale ose në grup;
  • Krijimi dhe publikimi i produkteve personale (i referohet

krijimit dhe publikimeve të tilla si: planifikimet, udhëzimet metodike – didaktike, kumtesat shkencore, hulumtimet etj. në revista shkencore, kumtar shkencor,  botime personale / libra, platforma të ndryshme etj;

  • Pjesëmarrja në konferenca shkencore;
  • Cohort:  

Cohort i referohet një grupi të mësimdhënësve të cilët e vijojnë një program të përbashkët të zhvillimit profesional

  • Klubet e të mësuarit;
  • Studime rasti;
  • Orët model / planfifikimi dhe demonstrimi;
  • Shkollat ​​e Zhvillimit Profesional:

I referohen një partneriteti mes një shkolle dhe një fakulteti ose kolegji lokal përmes të cilit një grup (disa) mësimdhënësish zhvillohen profesionalisht dhe me pastaj i zhvillojnë dhe mbështesin kolegët e tyre;

  • Konsorciumi për zhvillim profesional:

I referohet një bashkëpunim midis disa shkollave, institucioneve, organizatave të ndryshme ose individëve për të arritur qëllime të përbashkëta në zhvillimin e tyre professional;  

Modele formale

  • Punëtorit me bazë në shkollë;
  • Punëtori e përbashkët me shkolla të tjera;
  • Seminare të ndryshme me bazë në shkollë;
  • Tryezat shkencore me bazë në shkollë;
  • Grupet e përqëndruara me bazë në shkollë;
  • Vizita monitoruese të shkollave të tjera;
  • Vëzhgimet e orëve mësimore nga drejtori i shkollës;
  • Vëzhgimi i orëve mësimore nga pedagogu i shkollës;
  • Vëzhgimi dhe vlerësimi nga një mësues koleg;
  • Mentori kolegial (shih Projektin “Zhvillimi profesional i mësimdhënësve” zbatuar nga Planet, Sofreco dhe Wus Austria, 2018;
  • Mbikqyrja nga mësimdhënit mentor (i referohet kujdesit,

mbikqyrjes dhe mbështetjes profesionale për mësimdhënësit e rinjë ose fillestarë nga një mësimdhënës me përvojë për një periudhe kohore të caktuar zakonisht faza e hyrjes në profesion)

  • Projektet shkollore – kurrikulare;

Mbani në mend: / zhvillimi profesional me bazë në shkollë edhe pse është i fokusuar në shkollë, i drejtuar nga shkolla dhe i bazuar në shkollë, ka nevojë që të shfrytëzojë edhe ekspertizën e jashtme ku është e mundur dhe e nevojshme. Kjo ekspertizë profesionale mund të sigurohet nga një person jashtë institucionit i përgatitur për temën, përmes programeve online ose bashkëpunimit me një institucion të arsimit të lartë arsimor – shkencor (Fakultet), kjo i ndihmon mësimdhënësit të gërshetojnë pervojat e tyre me arritjet, zhvillimet dhe informacionin e ri.

14. Literatura e shfrytëzuar

  1. Agencija za Odgoj i Obrazovanje, Stručno usavršavanje i profesionalni razvoj, Zagreb, 2010;
  2. Agencija za Odgoj i Obrazovanje, Materijali nastali za potrebe projekta “Jačanja kapaciteta nastavnika”, 2009;
  3. Agencija za Odgoj i Obrazovanje, Ravnatel škole u upravlanje i vodenje, zbornik radova, Zagreb, 2010;
  4. Alma Švraka, Profesionalni razvoj nastavnika, Časopis “Naša škola” broj 271, str.5-17, Sarajevo 2022.g.
  5. Bashkim Azemi,  Fjalori i Pedagogjisë, Prishtinë, 2024
  6. Biserka Shipljak, Funksioni dhe kompetencat e drejtorit të shkollës, Zagreb 2011;
  7. Grup autorësh, Cjeloživotno ovrazovanje učitelja i nastavnika, Zagreb, 2005:
  8. Fulham M. Kuptimi i ri i ndryshimit, 2001;
  9. Fulham M. Forca e ndryshimit, 2000;
  10. Halim Hyseni, Drejtorët shpëtimtar të kombit, Prishtinë, 2018;
  11. Pero Luçiç, Drejtori i shkollës, Dubrovnik, 2011;
  12. Prskallo Vllado, Upravlanjem škole, 2018;
  13. Skender Susuri, Drejtori i shkollës – etika, komunikimi dhe vendimmarrja, Prizren, 2020;
  14. IZHA, Standardet e drejtorit, Tiranë, 2013;
  15. MASHT – Ligji për arsimin parauniversitar nr.04/L-032;
  16. MASHT, Standardet profesionale të drejtorit të shkollës, Prishtinë, 2012;
  17. MASHT, UA.nr.16/2023 dhe nr.14/2023;
  1. MASHT, Korniza Strategjike për Zhvillimin e Mësimdhënësve në Kosovës, 2017;

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top