Institutieps

Skender Susuri, Bashkëpunimi i shkollave me Fakultetin e Edukimit në zhvillimin profesional të mësimdhënësve, nevojë dhe interesim i përbashkët

Është një nga format më të përqafuara në shumë vende me sisteme arsimore të zhvilluara. Rezultatet e hulumtimeve të zhvilluara tregojnë se modelet ekzistuese të trajnimit të përhershëm të mësimdhënësve nuk ishin gjithnjë në përputhje me nevojat dhe interesimet e tyre, natyrshëm duhet bërë ndryshime. Psh. në hulumtimet e bëra nga Qendra për Arsimin Publik në SHBA (“Mësimi i mësuesve”) 90.00% e mësuesve kampion të hulumtimit, raportuan se merrnin pjesë në zhvillimin profesional, por shumica u shprehen se kjo pjesëmarrje ishte krejtësisht e padobishme. Për rëndësinë e bashkëpunimit të shkollave si institucione dhe të DKA-së me Fakultetin e Edukimit, e kam zhvilluar një hulumtim në shkollat e komunës së Prizrenit në vitin 2021.

Popullacionin e studimit e kanë përbër të gjithë mësimdhënësit e komunës së Prizrenit (1850), ndërsa kampioni i studimit përfshin 250 mësimdhënës përkatësisht 13.50% të tyre. 

Pytjet kërkimore të studimit:

  1. Çfarë mendojnë mësimdhënësit e shkollave të komunës së Prizrenit për cilësinë e ofruar të programeve në zhvillimin e tyre profesional;
  • Bashkëpunimi i DKA-së dhe shkollës me Fakultetin e Edukimit a i shërben cilësisë së programeve trajnuese dhe interesimit të mësimdhënësve për zhvillim profesional;

Hipoteza 1: Bashkëpunimi i DKA-së dhe i shkollave me Fakultetin e Edukimit në ofrimin aktiviteteve zhvilluese dhe hulumtuese i shërben zhvilllimit profesional të mësimdhënësve, fuqizon kompetencat e tyre, përmirëson cilësinë e mësimdhënies;

Hipoteza 2: Bashkëpunimi me institucionet shkollore Fakultetin e Edukimit e transformon në qendër akademike dhe hulumtuese, përmes hulumtimit dhe pilotimit të programeve dhe novacioneve të tjera pedagogjike-shkencore; 

Metodologjia e studimit: për realizimin e suksesshëm të këtij studimi janë përdor një numër i caktuar i metodave studimore nga fushat sociale, konkretisht metoda logjike-historike, metoda e dokumentacionit, metoda e analizës dhe sintezës, metoda statistikore dhe metoda e komparacionit. Pyetësorët si instrument janë përdor për mbledhjen opinioneve të mësimdhënësve për cilësinë e programeve trajnuese të ofruara gjerë më tani dhe për nevojën e bashkëpunimit me Fakultetin e Edukimit.

2.1 Pse është e nevojshme përfshirja e Fakultetit të Edukimit në procesin e zhvillimit professional të mësimdhënësve në shërbim

Baza ligjore: aktivitetet zhvilluese profesionale për mësimdhënës me bazë në shkollë mund të planifikohen dhe organizohen në partneritet edhe me Fakultetin e Edukimit (neni 6 i UA.16/ 2023).

Zhvillimi profesional i mësuesve në mjediset universitare është  një temë e debatit thelbësor gjatë dekadës së fundit në shtetet me sisteme arsimore të avancuara.

Zhvillimi profesional është gjithnjë e më shumë një tipar i institucioneve universitare në mbarë botën.

(Suwaed&Rahouma&Citation, 2015).

Ky bashkëpunim nuk nënkupton vetëm ofrimin e programeve zhvilluese për mësimdhënës, të akredituara në MASHT, por shumë më shumë se kaq. Bashkëpunimi mund të marrë disa forma që ndryshojnë sipas ndërvarësisë dhe interesimeve ndërmjet partnerëve:

  • Ndërvarësi dhe bashkëpunim i nivelit të ulët

Ka të bëjë me  shkëmbimin e informacionit, përvojave, materialeve, udhëzimeve, ideve të ndryshme etj.

  • Ndërvarësi dhe bashkëpunim të nivelit të partneritetit

Përfshin punët e përbashkët, me përgjegjësi të përbashkët, për më tepër, mund të përfshi planifikimin dhe përgatitjen e programit mësimor, materialeve mbështetëse mësimore, ndarjen e përvojave, vizitat në shkolla dhe klasa, punëtoritë e përbashkëta  rreth temave të caktuara, zhvillimin dhe pilotimim e programeve dhe risive të tjera  pedagogjike – shkencore  (didaktike-metodike), planifikimin dhe zhvillimin e aktivitete kërkimore të pëbashkëta etj.

Rrjedhimisht përfshirja e Fakultetit të Edukimit në procesin e zhvillimit profesional të mësimdhënësve duhet trajtuar me përparësi dhe në interes të dyanshëm. 

Sigurisht që krahas shkollave edhe Fakulteti i Edukimit në Prizren duhet të përgatitet për një bashkëpunim të tillë, përmes krijimit/ formimit të një Qendrën të hulumtimit, inovacionit dhe zhvillimit profesional të mësimdhënësve në shërbim brenda fakultetit.

Kjo qëndër për të qenë efikase dhe për ta nxitur bashkëpunimin do të duhej të ishte mikse (mësimdhënës të fakultetit, mësimdhënës të shkollave, pedagog e psikolog shkollor, studiues të pavarur dhe të tjerë)  

2.2 Disa nga format e mundshme të bashkëpunimit

  • Këshillime me drejtues dhe mësimdhënës të shkollave;
  • Përgatitja e udhëzuesve;
  • Punëtoritë e përbashkëta për tema të caktuar;
  • Konferencat periodike dhe vjetore;
  • Pilotimi i risive pedagogjike (didaktike dhe metodike);
  • Planifikimi dhe demonstrimi i orëve mësimore model;
  • Pilotimi i programeve mësimore;
  • Hulumtimet e përbashkëta për tema të caktuara;
  • Botimet periodike të përbashkëta;
  • Ofrimi i programeve trajnuese të akredituara nga MASHT;
  • Mbështetja pedagogjike për mësimdhënësit mentor …

2.3 Disa nga përfitimet e bashkëpunimit

Disa nga përfitimet parësore të mësimdhënësit

1. Mësimdhënësve në kohë reale  u ofron mundësinë të jenë të informuar  me konceptet e reja në fushën e edukimit, hulumtimet dhe publikimet shkencore, risit pedagogjike (didaktike dhe metodike), sfidat e sistemit arsimor etj;

2. Nxit kërkimin dhe inovacionin. Përmes hulumtimeve të përbashkëta, mësimdhënësit bëhen hulumtuese, krijues dhe zbatues të risive pedagogjike, brenda fushës së tyre. Kjo jo vetëm që kontribuon në avancimin e njohurive, por frymëzon edhe një kulturë pune të përbashkët intelektuale, fuqizon kreativitetin dhe nxit kuriozitetin tek mësimdhënësit.

3.Ushtron një ndikim pozitiv në motivimin dhe përmbushjen e interesimeve dhe nevojave të mësimdhënësve. Ndjenja e mbështetjes nga institucionet e tyre dhe përjetimi i rritjes personale dhe profesionale e rritë entuziazmin e tyre për punë. Gjithashtu krijon një mjedis mësimor pozitiv dhe produktiv;

4. Duke kombinuar njohuritë shkencore të lëndës, qasjet pedagogjike dhe idetë kreative mund të krijohet një kurrikulë edhe më e mirë (më e përshtatshme) që plotëson nevojat e të gjithë nxënësve.

5. Mësimdhënësit krahas zhvillimit të tyre profesional dhe përfitimeve të tjera, përfitojnë edhe në numrin e orëve të zhvillimit profesional me bazë në shkollë, të cilat bazuara në politikat e lartëpërmendura janë bazë për avancim në shërbim/karrier të mësimdhënësit;

Disa nga përfitimet parësore të Fakultetit të Edukimit

1. E ndihmon Fakultetit e Edukimit  të transformohet në qendër jo vetëm akademike por edhe kërkimore dhe inovatime, për promovimin dhe pilotimin e novacioneve / risive pedagogjike dhe arritjeve të tjera në fushën e edukimit;

2. Kur mësimdhënësit e fakultetit janë hulumtues aktiv në disiplinat e tyre përkatëse, kjo i sjell përfitime Fakultetit, mësimdhënësve të fakultetit, studentëve (mësimdhënësve të ardhshëm)  dhe komunitetit arsimor në përgjithësi. Mësimdhënësit e fakultetit të cilët merren me hulumtime shkencore i ndajnë përvojat dhe rezultatet e hulumtimit me shkollat, komunitetin e mësimdhënësve në karrier dhe në këtë mënyrë kontribuojnë në cilësinë e punës arsimore dhe të sistemit në përgjithësi, sigurojnë një informacion kthyes të dokumentuar (vërtetuar) lidhur me ndikimet (impaktin) e kërkimit të tyre shkencor në cilësinë e punës edukative-arsimore, arritjet e nxënësve dhe të tjera, varësisht nga objekti i studimit;

3. Duke shfrytëzuar përvojat dhe hulumtimet empirike të mësimdhënësve, fakulteti mund të përmirësoj programet e ofruara (kurrikulat) për studentët e tij, duke i bërë të njejtat më të përshtatshme dhe më afër përditshmërisë së shkollave dhe kërkesave gjithnjë në rritje të sistemit; 

2.4 Rezultatet e hulumtimit

  • 75.00% e mësimdhënësve kampion të studimit janë shprehur se në dy viteve të fundit janë përfshir në së paku një trajnim të organizuar nga MASHT ose DKA;
  • 63.50% e mësimdhënësve janë shprehur se nuk janë plotësisht të kënaqur me përmbajtjen e programit trajnues;
  • 82.00% e mësimdhënësve janë shprehur se programet e ofruara për trajnim nuk i përmbushin interesimet dhe nevojat e tyre;
  • 84.50 % e mësimdhënësve e vlerësojnë të dobishëm dhe me interes bashkëpunimin me Fakultetin e Edukimit në zhvillimin e tyre profesuional;

2.5 Përfundimet

  1. Bashkëpunimi i formalizuar, i planifikuar, i vazhdueshëm në mes të shkollave dhe Fakultetit të Edukimit është për tu vlerësuar dhe i pranueshëm nga mësimdhënësit;
  • Mësimdhënësit e shkollave në kohë reale njihen me risit dhe konceptet e reja në fushën e edukimit;
  • Mësimdhënësit  bëhen hulumtuese, krijues dhe zbatues të risive pedagogjike, brenda fushës së tyre;
  • Mësimdhënësit zhvillohen profesionalisht dhe fitojnë orë në avancimin e tyre në shërbim, sipas dispozitave ligjore;
  • Bashkëpunimi me shkollat e ndihmon Fakultetit e Edukimit të transformohet në qendër jo vetëm akademike por edhe kërkimore dhe inovatime, për promovimin dhe pilotimin e novacioneve / risive pedagogjike.
  • Fakulteti i Edukimit përmes bashkëpunimit me shkollat përkatësisht mësimdhënësit i përmirëson dhe avancon edhe programet akademike (kurikulat) të cilat i ofron aktualisht për studentët e tij përkatësisht mësimdhënësit e ardhshëm;

2.6 Rekomandimet

  1. Shkollat si institucione të formalizojnë bashkëpunimin me Fakultetin e Edukimit në mbështetje të planifikimit dhe zhvillimit profesional të mësimdhënësve me bazë në shkollë;
  • Të nxiten dhe mbështeten kërkimet e përbashkëta të Fakultetit dhe shkollave në fushat përkatëse;
  • MASHT përmes grandit specifik për arsim, të ndaj buxhet për shkollat (linjë e veçant) për zhvillimin profesional të mësimdhënësve me bazë në shkollë;
  • DKA të mbështes me buxhet kërkimet e përbashkëta  të mësimdhënësve dhe pedagogëve të fakultetit në fushën e edukimit dhe promvimin e tyre;
  • Fakulteti Edukimit të Prizren të  krijoj / ndërtojë Qendrën hulumtuese, inovative dhe të zhvillimit profesional të mësimdhënësvre në shërbim / profesion;  

Literatura e shfrytëzuar

  • Agencija za Odgoj i Obrazovanje, Stručno usavršavanje i profesionalni razvoj, Zagreb, 2010;
  • Agencija za Odgoj i Obrazovanje, Materijali nastali za potrebe projekta “Jačanja kapaciteta nastavnika”, 2009;
  • Agencija za Odgoj i Obrazovanje, Ravnatel škole u upravlanje i vodenje, zbornik radova, Zagreb, 2010;
  • Alma Švraka, Profesionalni razvoj nastavnika, Časopis “Naša škola” broj 271, str.5-17, Sarajevo 2022.g.
  • Bashkim Azemi,  Fjalori i Pedagogjisë, Prishtinë, 2024
  • Grup autorësh, Cjeloživotno ovrazovanje učitelja i nastavnika, Zagreb, 2005:
  • Fulham M. Kuptimi i ri i ndryshimit, 2001;
  • Fulham M. Forca e ndryshimit, 2000;
  • MASHT – Ligji për arsimin parauniversitar nr.04/L-032;
  • MASHT, Standardet profesionale të drejtorit të shkollës, Prishtinë, 2012;
  • MASHT, UA.nr.16/2023 dhe nr.14/2023;

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top