Instirucioni i Arsimit dhe Aftësimit Profesional “Ymer Prizeni” është shkollë që rezultoi me shumë suksese gjatë dekadave të fundit. Shkolla gjendet në lagjen “Bajram Curri”, në Prizren, me infrastrukturë moderne, e pajisur më salla e kabinete profesionale. Mësimi në këtë shkollë zhvillohet në tri gjuhë zyrtare: shqip, boshnjakisht dhe turqish; në drejtimet: Ekonomi, Administrim Biznesi, Hoteleri dhe Turizëm, Juridik, Teknologji ushqimore e Agrobiznes. Mësimi zhvillohet nëpër klasa-kabinete për lëndë shkencore të përgjithshme si dhe nëpër kabinete profesionale për lëndët e veçanta të profesioneve të ndryshme. Njëherit, nxënësit e shkollës zhvillojnë praktikën profesionale nëpër institucione të ndryshme,duke krijuar një lidhje të ngushtë të mësimit teorik me atë praktik. Drejtimet dhe profilet që ka shkolla përputhen me nevojat zhvillimore të Prizrenit dhe rajonit, në të cilin prioriteti i zhvillimit është orientuar në ekonomi, turizëm dhe bujqësi.
- Zhvillimi profesional i mësimdhënësve përmes projektit të Sistemi Duel
Nga Shtatori 2023 kemi filluar me pilot projektin e sistemit duel me drejtimin e hotelerise dhe turizmit ku i kemi sistmuar nxënësit në biznese ku besojmë se një kombinim i mësimit teorik dhe atë praktik do të mundesojë nxënësve më lehtë të kyqen në tregun e punës. Arsimi dual është një sistem në të cilin aftësimi në një kompani kombinohet me lëndë në një shkollë profesionale.
Është e një rëndësie të madhe pasi kontribuon në zhvillimin e aftësive cilësore praktike që kërkohen nga punëdhënësit. Në këtë projekt janë: çertifikuar mësimdhënës si “instruktor” i mësimit Duel.
5.2 Bashkëpunimi me KEC-KOSOVO
IAAP “Ymer Prizreni” është në bashkëpunim të vazhdueshëm edhe me KEC-in në disa fusha të caktuara për zbatimin e planeve të veprimit të aktiviteteve, trajnimeve, mentorimit, rrjetëzimit, shkollave verore dhe shkëmbimit të përvojave.
Qëllimi i bashkëpunimit është që të mundësojë përfshirjen aktive të shkollës ne ngjarjet e projektit dhe të ofrojë mësimdhënësve dhe nxënësve pjesmarje në trajnime të ndryshme, konferenca ndërkombëtare si dhe mundësinë e praktikës profesionale në vendet e bashkimit evropian ku nxënësit tanë kanë përfunduar praktika profesionale në disa biznese ne Greqi.
Bashkëpunimi me Erasmus+Kosovo
IAAP “Ymer Prizreni” ka një bashkëpunim shumë të mirë edhe me programin Erasmus+Kosovo ku si shkollë sivjet jemi pjesëmarrës në këtë program.
Nga Erasmusi do të përfitojmë trajnimin e mësimdhënësve në vendet e Bashkimit Evropian, shkëmbimin e përvojave të mira në mes të shteteve pjesëmarrëse në programin Erasmus si dhe dërgimin e nxënësve jashtë shtetit për të kryer praktikat profesioanle në bazë të profilit që e ka nxënësi.
5.2 Format e tjera te zhvillimit profesional me baze ne shkolle
- Mentorimi kolegial
- Punetori me baze ne shkolle;
- Pjesëmarrje në seminare, rrjete profesionale, konferenca, vizita studimore të ndërlidhura me planin individual dhe planin vjetor të shkollës;
- Pjesmarës në Konferencën ndërkombëtare Grow in VET;
- Pjesmarës në rrjetin profesional të Qendrave të Karrierës;
- Vizita Studimore në Bursa të Turqisë;
- Vizita Studimore në Bosnje Hercegovinë