Institutieps

FTESË PËR PJESËMARRJE NË TRYEZËN SHKENCORE Tema e Tryezës: Akademik prof. dr. Eshref Ademaj personalitet i shquar i arsimit dhe i shkencës, luftëtar i paepur për të drejta kombëtare e njerëzore

Është hera e parë që Instituti për Edukim dhe Politika Sociale me seli në Prizren (i themeluar në vitin 2023) ka institucionalizuar tryezën shkencore të përvitshme për studimin dhe vlerësimin e figurave (personaliteteve) me arritje kulmore (të veçanta) të Rajonit të Prizrenit në fushën e shkencës dhe arsimit shqiptar dhe më gjërë.   

Më datën 21 shtator 2024, në përvjetorin e tridhjetë (30) të ndarjes nga jeta të Akademik prof.dr. Eshref Ademaj do të mbahet tryeza shkencore kushtuar kontributit madhor në shkencë dhe në rrafshin kombëtar të Akademik Ademajt.

Ftesa është publike (e hapur) për të gjithë personelin akademik-shkencor shqiptar, studiues, ish student dhe ish bashkëpunëtor të Akademik Ademaj, të cilët shprehin interesim, që gjerë më datën 30 gusht 2024, të përgatisin kumtesat e tyre kushtuar kontributit të Akademik Prof.Dr. Eshref Ademaj në rrafshin shkencor përkatësisht kombëtar. Kumtesat (referatet) duhet të jenë të shkruara në versionin elektronik, të lekturuara, jo më të gjata se katër (4) faqe të formatit B/5. Kumtesat duhet të përcillen përmes adresës elektronike të Institutit (ins.prizren2023@gmail.com).    

Një ekip vlerësues i Tryezës shkencore (duke përjashtuar kumtesat e personelit akademik-shkencor dhe bashkëpunëtor të afërt të akademik Ademajt) do t’i vlerësojë të gjitha kumtesat e ardhura përmes adresës elektronike zyrtare të institutit dhe do t’i rekomandoj për botim në Buletinin nr.1 të këtij Instituti.

Në ditën e organizimit te Tryezës shkencore ( 21 shtator 2024) do të paraqiten 3-5 kumtesa të përgatitura nga personeli akademik-shkencor dhe bashkëpunëtorët e akademik Ademaj dhe pesë (5) kumtesa nga të tjerët, të përzgjedhura nga komisioni vlerësues.

Agjenda e Tryezës shkencore përmban edhe aktivitete të tjera kushtuar jetës dhe kontributit shkencor dhe kombëtar të Akademik Ademajt. E njejta do të ju shpërndahet secilit pjesëmarrës/e, i/e cili/ e konfirmon pjesëmarrjen në konferencë gjerë më datën 30 gusht 2024.

Tryeza shkencore mbahet në qytetin e Prizrenit. Vendi i mbajtjes se tryezës shkencore do te përzgjidhet në ndërkohë.

Secili/a pjesëmarrës/e në konferencë i bart individualisht  shpenzimet e udhëtimit.

Me respekt

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top