Fatmir Morina (bachelor i mësimit klasor)
1.Çfarë është një nxënës i zgjuar?
Vlerësimi nëse një nxënës është “i zgjuar” mund të jetë subjektiv dhe ndryshon sipas kontekstit. Megjithatë ekzistojnë disa tregues të cilat një nxënës e bëjnë të duket i zgjuar:
- performanca arsimor (notat e mira dhe rezultatet e larta të testeve vlerësuese);
- aftësitë e të menduarit kritik (aftësia për të analizuar, vlerësuar dhe krijuar ide ose zgjidhje të reja);
- aftësitë për zgjidhjen e problemeve (suksesi në trajtimin e problemeve komplekse);
- kurioziteti dhe angazhimi (parashtrimi i pyetjeve, hulumtimi i burimeve shtesë, entuziazëmi, niveli i lartë i angazhimi intelektual);
- kreativiteti (mendimi origjinal dhe aftësia për qasje të detyrave nga këndvështrime e ndryshme);
- përshtatshmëria (përshtatjame zhvillimin, informacionin e ri, ose ndryshimin e rrethanave);
- ndërveprimi (aftësia për të komunikuar idetë në mënyrë efektive dhe për të punuar në mënyrë bashkëpunuese;
2.Çfarë është një nxënës i talentuar?
Talént-i: veti natyrore e veçantë që ka një njeri për ta rrokur e përvetësuar diçka shpejt e lehtë, dhunti a aftësi për të bërë diçka shumë mirë e në mënyrë krijuese; zotësi e veçantë që e shquan një njeri në një fushë të caktuar. Talent, artist (organizatori). Ka talent për muzikë, për gjuhë, për matematikë…[1]
Talent-i: (greq.talanton) aftësi e zhvillluar në shkallë më të lartë. Shfaqet në zgjidhjen e problemeve e detyrave të ndërlikuara në një fushëveprim të caktuar dhe në krijimin e vlerave shoqërore me rendësi teorike dhe praktike. Dallohet me aftësi vëzhguese të thellë, me mendim krijimtar të zhvilluar dhe me shprehësi të nivelit të lartë”[2]
Talenti – një grup karakteristikash që i mundësojnë një individi të arrijë vazhdimisht një arritje të konsiderueshme, që rezultojnë mbi mesataren në një ose më shumë aktivitete në të cilat ata angazhohen dhe se ky rezultat përfaqëson gjithashtu një kontribut krijues në atë fushë.
Ka qindra përkufizime të nocionit talenti. Disa autorë besojnë se talenti është çdo formë e funksionimit mbi mesataren, ndërsa të tjerë theksojnë se talenti nënkupton aftësi të larta të përgjithshme ose specifike (veçanërisht inteligjencën), kreativitet dhe tipare e personalitetit (veçanërisht motivim).
Të talentuar janë ata nxënës të cilët fal aftësive të tyre, mund të arrijnë rezultate të larta për dallim nga bashkëmoshatarët e tyre.
Fëmijë/nxënës i talentuar është ai fëmijë/nxënës që posedon aftësi të përgjithshme intelektuale ose specifike mbi mesataren, nivel të lartë kreativiteti dhe motivimi dhe ka arritje të vazhdueshme mbi mestaren në një apo më shumë fusha/domene”[3] .
Talent-i: i referohet zotërimit të një aftësie të jashtëzakonshme, të cilën individi e zhvillon në mënyrë sistematike, e njohur ndryshe si kompetencë, në një fushë të caktuar, që e bën fëmijën të dallohet nga bashkëmoshatarët”[4].
3.Baza ligjore
Puna edukative-mësimore me fëmijët/nxënësit e zgjuar dhe talent në Kosovë aktualisht është përligjur me dispozitat ligjore të Ligjit nr. 04/L-032 Ligji i Arsimit Parauniversitar në Republikën e Kosovës, konkretisht neni. 1 pika 2.1 dhe neni 39 pika 4; UA. 14/2019; Strategjinë e Arsimit të Kosovës 2022-2026; Kornizën e Kurrikulës së arsimit parauniversitar e Republikës së Kosovës dhe udhëzimet e tjera administrative të cilat tërthorazi e mbështesin punën edukative me nxënësit talent (UA. nr.34/2014 – funksionimi i shërbimit pedagogjik – psikologjik në shkolla); UA.nr. 25/2016 për Planin zhvillimor të shkollës dhe planin zhvillimor komunal të arsimit etj.)
Qëllimet e arsimimit dhe aftësimit parauniversitar janë: Zhvillimi i personalitetit, talentit dhe aftësisë mendore e fizike të nxënësit deri në potencialin e tij të plotë…[5]
Ofrimi i arsimit të posaçëm nuk kufizohet vetëm për fëmijët me vështirësi në mësim, por kjo gjithashtu zbatohet edhe për fëmijët me dhunti të veçanta, të cilët mund të kërkojnë modifikim të modeleve të zakonshme të progresit në sistemin e arsimit të detyruar, përfshirë edhe kurrikulumin”[6].
4.Karakteristikat dhe aftësit dalluese të nxënësve të zgjuar
Në thelb, talenti është një ndryshim i bazuar në sistemin nervor, që kontribuon në botën tonë të gjallë dhe të larmishme neurologjike. Ky ndryshim neurologjik do të thotë që nxënësit e zgjuar dhe me talent të përjetojnë një trajektore të ndryshme zhvillimi intelektual, akademik dhe social-emocional sesa individët neurotipikë (të zakonshëm). Këto dallime janë objekt studimi i shumë psikologëve, mjekëve dhe studiuesve të tjerë.
Disa nga karakteristikat të dukshme të nxënësve të zgjuar – talent janë: aftësia për të kuptuar materialin e disa niveleve mbi moshatarët e tyre; thellësi dhe ndjeshmëri emocionale; ndjenja e fortë e kuriozitetit; interesimi dhe entuziazmi për interesa dhe tema unike; të menduarit dhe zgjidhja kreative e problemeve; thithja e shpejt e informacionit me pak përsëritje të nevojshme; të menduarit kreativ; komunikimi dhe bashkëveprimi me të tjerët;
Natyrisht, çdo nxënës i zgjuar – i talentuar është unik, dhe ata mund të paraqesin një përzierje të këtyre tipareve ose vetëm një ose dy tipare të tilla.
5.Metodat e punës edukative-mësimore
Për planifikimin dhe realizimin e punës edukative – mësimore me nxënës të zgjuar dhe talent në aspektin didaktik përdoren metoda mësimore të veçanta, konkrerisht metoda e nxitjes dhe metoda e ushtrimeve krijuese.
Metoda e nxitjes:metoda e nxitjes ose e motivimit ka mbështetjen psikologjike (motivet personale), logjike (motive intelektuale), sociologjike (motivet sociale), por edhe psikologjiko-pedagogjike (përdorimin e mjeteve të motivacionit, mësimdhënien nga arsimtari dhe mësimnxënien nga nxënësi), për mësim të suksesshëm dhe për përparim të nxituar dhe permanent.”[7]
Përmes kësaj metode nxënësit e zgjuar motivohen që të zgjidhin kërkesa të cilat kërkojnë vrojtim, perceptim, krahasim, analizë, sintezë, eksplorim, të nxjerrin përfundime dhe të krijojnë produkte. Debati i argumentuar ose “konfrontimi” intelektual është një nga teknikat përmes së cilës nxënësit motivohen për zhvillimin e aktiviteteve mësimore.
Metoda e ushtrimeve krijuese
Procesi i edukimit të nxënësve në edukim zhvillohet në dy etapa themelore didaktike të ndërlidhura dialektikisht në mes vehte: etapa e përvetësimit të njohurive dhe në mbështjetje me to e zhvillimit të shkathtësive dhe formimit të shprehive të reja. Etapa e dytë është etapa e shëndërrimit të atyre njohurive, shkathtësive dhe shprehive në pronë të përhershme aktive, e cila spikatet me punën e pavarur të nxënësve – mësimnxënie. Metoda e ushtrimeve i takon etapës së dytë dhe mbështetet në përsëritje dhe përforcime sistematike dhe të organizuara, që gërshetohen me kontrollim dhe vlerësim.”[8]
Përmes ushtrimeve krijuese mundësohet shëndërrimi i njohurive, shkathtësive dhe shprehive në pronë të përhershme dhe aktive të nxënësve dhe fuqizimi i kompetencave të tyre.
6.Modalitetet e punës edukative – mësimore
Në literaturën pedagogjik-didaktike janë të njohura disa modele të punës edukative-mësimore me nxënësit e zgjuar dhe talent. Sipas prof.dr.Riza Brada modalitetet më të mira të organizimit të punës edukative me nxënësit e zgjuar dhe talent janë:
- modalitetet në kuadër të mësimit të përbashkët (mësimi për të mësuar; mësimi në formë zbulimesh dhe mësimi në formë të zgjidhjesh së problemeve);
- modalitetet e diferencuara të lidhura me mësimin (aktivitetet e zgjeruara mësimore; begatimi i përmbajtjeve programore; mësimi i shtuar; mësimi zgjedhor dhe mësimi fakultativ);
- modalitetet jashtëmësimore (kulturore – artistike; recreative – sportive; kërkimore – teknike – prodhuese);
- modalitetet e përparimit intenziv (akselerimi/përparim i shpejtuar brenda shkollës dhe përparim i shpejtuar jashtë shkollës)
Shpeshherë nxënësit thellësisht inteligjentë nuk identifikohen siç duhet dhe, si rrjedhim, nuk marrin një edukim dhe arsimim të përshtatshëm. Hulumtimet tregojnë se kjo mund të çojë në arritje të dobëta apo edhe në braktisjen e shkollës. Studimet tregojnë se 40.00 % e të gjithë nxënësve të talentuar mund të jenë të dobët (Handbook & Gifted Education,).
Andaj shkollat dhe institucionet tjera përgjegjëse për edukimin dhe arsimin e fëmijëve / nxënësve të zgjuar dhe talent (DKA-të, MASHT-i, dhe organizimet e tjera duhet të ju ofrojnë këtij komuniteti të fëmijëve/nxënësve mbështetjen e duhur për zhvillimin dhe fuqizimin e kompetencave të tyre bazuar në interesimet dhe aftësit e tyre.
MASHT, duhet të përmirësoj infrastrukturën ligjore, të krijojë kornizat e programit në nivel të vendit (nacional) të aktiviteteve edukative-mësimore për nxënësit e zgjuar dhe talent, të sigurojë vijë buxhetore dhe të mbështes zhvillimin e mësimdhënësve dhe të shërbimeve profesionale shkollore (pedagogëve dhe psikologëve shkollor) në planifikimin dhe zhvillimin e aktiviteteve edukative-mësimore për këtë komunitet të fëmijëve/ nxënësve.
DKA-të, gjithashtu janë ligjërisht të obliguara të mbështesin shkollat përmes alokimit të buxhetit, zhvillimit profesional të mësimdhënësve dhe shërbimeve profesionale të shkollës, punën edukative-mësimore me fëmijët/nxënësit e zgjuar dhe talent.
Shkollat ligjerisht janë të obliguara të hartojnë programe për fëmijët / nxënësit e zgjuar dhe talent. Këto programe duhet të jenë të përvitshme, të miratuara nga aktivet profesionale dhe shërbimet profesionale me bazë në shkollë dhe të jenë pjesë e PZHSH. Shkollat duhet të ndaj buxhet në mbështetje të programit të punës për nxënësit e zgjuar dhe talent.
Bazuar në udhëzimin administrativ të MASHT-it nr. 14/2019 – fëmijët / nxënësit me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talent, shkollat në përputhje me nenin 6 pika 1.3 këta nxënës duhet t’i bëjnë pjesë e PZHSH, Planit dhe programit vjetor të shkollës dhe aktiviteteve të tjera mësimore dhe ekstrakurrikulare.
Studimet e shumta për nxënësit e zgjuar dhe me talentë, kanë arrdhur në perfundimet se:
- një mjedis ku nxënësit ndihen të mbështetur nga bashkëmoshatarët dhe mësuesit e tyre ndikon ndjeshëm në motivimin e tyre. Organizimi i aktiviteteve dhe projekteve në grup ku nxënësit zgjidhin problemet së bashku, ndajnë idetë dhe mbështesin njëri-tjetrin krijon një ndjenjë komuniteti dhe përkatësie. Kur nxënësit mendojnë se janë pjesë e një ekipi dhe se kontributet e tyre janë të rëndësishme, ata bëhen më të motivuar për t’u angazhuar në mësim;
- Në vend të formularëve të përcaktuar rreptësisht, nxënësit zgjedhin se si t’i prezantojnë projektet e tyre, të tilla si krijimi i posterave, prezantimeve video ose udhëheqja e një debati. Detyra të tilla jo vetëm që inkurajojnë kreativitetin, por gjithashtu u ofrojnë atyre një ndjenjë arritjeje;
- Mësuesit mund të përdorin enigma, lojëra truri ose probleme të botës reale për të ndezur kureshtjen e nxënësve. Kur nxënësit ndihen të sfiduar, ata motivohen për të gjetur një zgjidhje, e cila rrit angazhimin dhe përkushtimin e tyre për të mësuar;
Dy modele inovative të punës me nxënësit në klasë
Modeli i klasës së kthyer / digjitale
- Klasa e kthyer e zhvendos modelin tradicional të mësimdhënies nga klasa në hapësirën digjitale. Nxënësit e studiojnë materialin në shtëpi përmes mësimeve video, ndërsa koha në klasë përdoret për aktivitete të tilla si diskutime, punëtori, dhe zgjidhje problemesh. Kjo metodë ndihmon në personalizimin e të mësuarit dhe mbështet stile të ndryshme të të mësuarit;
Përdorimi i teknologjisë për të personalizuar mësimin
- Teknologjia ofron mundësi të pakufizuara për individualizimin e të mësuarit. Programet adaptive, kurset online dhe mjetet ndërvepruese mund të përshtaten me nevojat individuale të çdo nxënësi. Mësuesit mund të monitorojnë progresin në kohë reale dhe të rregullojnë qasjen për të maksimizuar potencialin e secilit nxenes.
Përvoja të mira shkollore:
Shkolla fillore “Abdyl Frasheri” në Prizren
Plani dhe programi vjetor i punës edukative-mësimore me nxënësit e zgjuar dhe talente për vitin shkollor 2023-2024
Plani i vjetor i punës
Afati/muaji | Orët e planifikuara për aktivitetetin (fondi i orëve) | |
Javor | mujor | |
Teor 2023 | 2 | 8 |
Nëntor 2023 | 2 | 8 |
Dhjetor 2023 | 4 | 16 |
Shkurt 2024 | 4 | 16 |
Mars-prill 2024 | 6 | 24 |
Maj 2024 | 6 | 24 |
Gjithsej vjetor | 96 |
Programi i punës
Data Afati | Aktiviteti mësimor | Personat përgjegjës |
Tetor 2023 | Hartimi planit dhe programit vjetor të punës të ekipi me bazë në shkollës për mbështetje e nxënësve të zgjuar dhe talente | Ekipi për mbështetjen e nxënësve talent |
Tetor 2023 | Identifikimi i nxënësve të zgjuar dhe me talente | Mësimdhënësit kujdestar klase |
Tetor 2023 | 1.Bisedimi me nxënësit e zgjuar dhe talente per aktiviteteve e planifikuara për vitin shkollor 2023 / 2024 | Ekipi për mbështetjen e nxënësve talent |
Nëntor 2023 | Aktiviteti 1 Pasionet e mia | Ekipi për mbështetjen e nx. talent |
Dhjetor 2023 | Aktiviteti 2 1.Ditari i ushqimit në familje 2.Hulumtimi përmes internetit | Ekipi për mbështetjen e nxënësve talent |
Shkurt 2023 | Aktiviteti 3 1.Gabimet drejtëshkrimore 2.Fjalët e huazuara nga gjuhët e tjera | Ekipi për mbështetjen e nxënësve talent |
Mars 2024 | Aktiviteti 4 1.Mbrotja e mjedisit – ekologjia shkollore 2.Identifikimi dhe zgjidhja e problemit | Ekipi për mbështetjen e nxënësve talent |
Maj 2024 | Aktiviteti 5 1.Aktivitete rekreative / lojëra pa kufi 2.Shetitje njëditore ne Kosove | Ekipi për mbështetjen e nxënësve talent |
[1] Grup autorësh, Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, Rilindja, Prishtinë 1981, fq.1965
[2] Pajazit Nushi, Fjalor i Psikologjisë, Prishtinë, 1987, fq. 293
[3] Ministarstvo Znanosti i Obrazovanja, Smjernice za rad s’darovitom djecom i ucenicima, Zagreb, 2022, fq.8
[4] MASHT, UA.nr.14/2019 për fëmijët/nxënësit me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talent, neni 2.3
[5] MASHT, Ligji për arsimin parauniversitar nr.04/L-032-2011, neni 1 pika 2.1
[6] MASHT, Ligji për arsimin parauniversitar nr.04/L-032-2011, neni 39 pika 4
[7] Riza Brada, Nxënësit e zgjuar dhe talentë, Prishtinë, 2005, fq.201
[8] Po aty, fq.103