Zhvillimi profesional i mësimdhënësve është procese i cili është i dizajnuara për të rritur njohuritë profesionale, aftësitë dhe qëndrimet e mesimdhenesve në mënyrë që ata të përmirësojnë mësimdhënien dhe të nxënit e nxënësve. Trajnimi mësimdhënësve u jep njohuri, shkathtësi dhe aftësinë e rëndësishme për jetën profesionale të një mësuesi.
Carl Ranson Rogers, humanist dhe psikolog amerikan shkruan se: “Procesi mësimor është një proces i natyrës ndërvepruese, në kuptimin që synon të mbështesë nxënësin në përvetësimin e aftësive për të kuptuar përvojën e dikujt, në një mjedis shkëmbimi të hapur dhe të vazhdueshëm”.
Si shkollë zhvillojmë programe trajnuese të vazhdueshme për mësimdhënësit, me bazë në shkollë / 2021, 2022, 2023 dhe 2024. Format e zhvillimit profesional të mësimdhënësve me bazë në shkollë të cilat aplikohen në shkollën tonë janë:
- Programet e trajnimit nga ofertuesit e jashtëm të akredituar nga MASHT-i, përmes buxhetit vetanak të shkollës, bazuar mbi interesimet e mësimdhënësve dhe PZHSH;
- Pjesëmarrja e mësimdhënësve në punëtori të ndryshme të organizuara nga MASHT-i, DKA dhe organizatat e tjera joqeveritare;
- Programet e trajnimit të akredituara nga MASHT-i, me trajner brenda shkollës;
- Punëtorit me bazë në shkollë të përgatitura dhe organizuara nga shërbimi pedagogjik – psikologjik i shkollës;
- Pjesëmarrjes në aktivet profesionale, komisionet në nivel shkolle (PZHSH, VBSH etj) përgatitjen dhe hartimin e planifikimeve të planit dhe programit mësimor periodike, vjetore dhe në nivel shkalle;
- Mentorimi kolegial;
- Portofolio profesionale;
- Planifikim dhe demonstrimi i orëve model;
Disa nga dëshmit e zhvillimit profesional në vitet 2021, 2022, 2023 dhe 2024
Seminari dy ditor me bazë në shkollë “Ndërmjetësimi në mes të bashkëmoshatarëve” (ana teorike me 3 dhe 4 dhjetor 2022). Çertifikimi i mësimdhënësve pjesëmarrës, të cilët i plotësuan kriteret për certifikim. Fasilitimi i seminarit dhe çertifikimi i pjesëmarrësve u bë nga KEC
28.03.2022, punëtori me bazë në shkollë, e planifikuar dhe organizuar nga shërbimi profesional pedagogjik-psikologjik i shkollës me mësimdhënësit / tema: “Mbështetja pedagogjike e mësimdhënësve dhe prindërve në punë me nxënësit me vështirësi në lexim-shkrimin fillestar”.
Mentorimi kolegial i zhvilluar sipas programit të Projektit ESIP
- Mentorimi kolegial në shkollën fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren zhvillohet nga viti shkollor 2022/2023 e në vazhdim;
- Në këtë process janë përfshirë të gjithë mësimdhënësit e shkollës (56) të cilët janë njohur dhe kanë mësuar nga përvojat e ndërsjellëta.
- Në çdo mentorim kolegial është përgatitur raport narrativ.
Hapat që duhet të ndiqen në monitorimin kolegial me bazë në shkollë:
- Identifikimi i kolegut/es mentorues/esaktë;
- Zgjidhni një koleg/e që keni besim për të bashkëpunuar;
- Realizimi i takimit para mentorimit, vendosni çfarë do të dëshironit të mentorohet (sih komponentët dhe treguesit);
- Monitoroni një orë mësimore;
- Realizoni takimin / bashkëbisedimin pas mentorimit;
- Mbani shënime për gjithë procesin dhe plotësoni tabelarin së bashku
Në shkollë zhvillohen edhe modele të tjera të mentorimit dhe mbështetjes së zhvillimit professional, mësimdhënësit ofrojnë këshilla dhe mbështetje për njëri-tjetrin në lidhje me metodat e mësimdhënies, përmirësimin e aftësive profesionale dhe zgjidhjen e problemeve të përbashkëta. Kjo zakonisht bëhet përmes aktivit profesionale, bashkëbisedimeve, mbikëqyrjeve të mësimdhënies gjatë fillimit të karrierës, projekteve të përbashkëta shkollore, dosjes profesionale, planifikimit dhe demonstrimit të orëve model, për etj.
Orët model
Në procesin e mësimdhënies “orët model” kanë kuptimin e orëve mësimore të planifikuara, të zhvilluara ose të demonstruara nga një mësimdhënës ose një një profesionist tjetër për të demonstruar përvoja, metoda, teknika specifike apo risi të tjera pedagogjike. Këto orë përdoren si një përvojë e re për mësimdhënësit apo edhe të tjerët (studentët, shërbimet e tjera profesionale) që të mësojnë dhe të aplikojnë praktika të suksesshme të mësimdhënies.
Më datën 29.02.2024 është planifikuar dhe demonstruar ora model nga Lënda mësimore Edukata qytetare. Ora model është përgatitur dhe demonstruar nga mësimdhënësja e shkollës, të njejtën e kanë përcjellur 25 mësimdhënës të cilët e kanë patur rolin e nxënësve.
Aktivitete të tjera në shërbim të zhvillimit profesional të më simdhënësve me bazë në shkollë
- Shkolla e ka të hartuar databazën e trajnimeve të mësimdhënësve e cila përditësohet vazhdimisht;
- Databaza e zhvillimit profesional të mësimdhënësve përditësohet dhe e njejta shërben për planifikimet e programeve të reja trajnuese me bazë në shkolle dhe të organizuara nga instituciobet e tjera kompetente (DKA, MASHT…);
- Trajnimet dhe aktivitetet e tjera profesionale të shkollës në të ardhmen planifikojmë t’i organizojmë edhe në partneritet me shkollat e tjera të komunës.