Institutieps

Sinan Ademaj, Kontributi i Akademik Eshref Ademaj në avancimin e punën shkencore në Universitetin e Prishtinës  dhe përgatitjen e kuadrove profesionale

Kontributi i Akademik Eshref Ademaj në avancimin e punën shkencore në Universitetin e Prishtinës  dhe përgatitjen e kuadrove profesionale

 

Ju përshëndes të gjithë të pranishmve. Një falënderim i veçantë vlen për organizatorin këtij aktiviteti shkencor, pedagogun dhe publicistin z. Skender Susurin i cili në mënyrë të thuktë dhe shumë profesionale trajtoi çështjet e arsimit në fshatin Zhur në të gjitha kohërat.  

Zhuri është vendi i burimit të kuadrove të shumta, në të gjitha profilet dhe në të gjitha thirrjet, nga ato me fakultet, magjistratura, doktor shkencash dhe të akademikut. Në Zhur janë lindur dhe ngritur shumë kuadro shkencore dhe profesionale të cilët treguan rezultate kulmore shkencore. Një ndër ta padyshim ishte Akademik Eshref Ademaj. Kontributi shkencor i profesorit Eshrefit në lëmin e shkencave natyrore e në veçanti në Matematikë është i madh, si në Kosovë dhe në arenën ndërkombëtarë.  

Unë nuk do t’i listojë punimet shkencore, tekstet shkollor dhe universitare të botuara nga profesori sepse ato dihen botërisht. Punimet shkencore të Akademik Eshref Ademaj janë botuar në revistat shkencore prestigjioze vendore në ish Jugosllavi dhe në botë. Koha në të cilën jetoj dhe veproj profesori Eshrefi qe kohë mjaft revolucionare, ku marrëdhëniet shoqërore e posaçërisht ato politike qenë të preokupuara me pengesa të llojllojshme dhe kufizime në veprimtaritë shkencore dhe profesionale, të cilat më vonë u bënë pengës kryesore e zhvillimit të arsimit dhe të edukimit shoqërorë. Si pasojë e kësaj në vitin 1991 u instaluan masat e dhunshme në Universitetin e Prishtinës nga regjimi serb, duke përjashtuar tërë personelin arsimor dhe studentët shqiptar nga Universiteti. Mu në atë kohë për daljen nga kjo gjendje e keqe, robëruese dhe e papranueshme u angazhua Shoqata e Pavarur e Arsimtarëve Universitar dhe Punëtorëve Shkencor të Kosovës, e në krye të kësaj shoqate ishte profesori Eshref Ademaj.  

Bazuar në anagazhimet e kësaj shoqate dhe të organizimeve të tjera si Sindikata e Pavarur e Arsimtarëve Universitar dhe Unioni i Pavarur i Studentëve filloi riorganizimi i punës studiuese dhe shkencore në Univeristetin e Prishtinës, në objektet private.  

Për kontributin shkencor dhe për kontributin dhënë në mbrojtjen e shkollës shqipe dhe të Universitetit të Prishtinës, kujtojmë se Senati i këtij Universitetit në vitin 2005 ka nxjerr vendim për dhënien e titullit profesorit Eshref Ademaj – Anëtar Nderi i Universitetit të Prishtinës.  

Kontributi i profesor Eshref Ademaj dhe profesorëve të tjerë universitar të kohës ishte madhor dhe për tu vlerësuar edhe në përgatitjen e kuadrove shkencore dhe profesionale, të cilat ndikuan dhe udhëheqjen me proceset zvillimore të përgjithshme të Kosovës dhe më gjërë. Universiteti i Prishtinës “burimisht” edhe ishte themeluar për të studiuar studentët shqiptarë në gjuhën e tyre amtare shqipe. Kjo ishte plotësim i një kërkese të merituar të shqiptarëve, të cilët u angazhuan, protestuan dhe demonstruan që t’i fitonin të drejtat e tyre nacionale në ish Jugosllavi, kujtojmë demonstratat e vitit 1968 për Kosovën Republikë e të tjera. 

Nga Fakulteti Filozofik, më 1971, mëvetësohet Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore. Ky mvetësimi ishte si rezultat i anagazhimeve dhe rezultateve shkencore, hulumtuese dhe të tjera të stafit udhëheqës dhe mësimdhënës të kohës në këtë institucion, ku padyshim profesor Eshref Ademaj kishte kontributet e tija. Fal punës shkencore, hulumtuese ky Fakultet shumë shpejt u afirmua dhe me dinjitet zhvillohej në hap me Fakultetet e tjera në ish Jugosllavi. Nga ky fakultet sikurse edhe nga fakultetet e tjera të Universitetit të Prishtinës u diplomuan kuadro të profileve të ndryshme të cilët kontribuan në zhvillimin e Kosovës. Profesor Eshref Ademaj ishte modeli i punës profesionale pedagogjike dhe shkencore në këtë Universitet. Ai arriti me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij shkencor të botoi revistën shkencore të matematicientëve dhe fizicientëve të Kosovës me recension ndërkombëtar, e cila revistë këmbehej me dhjetra revista të tjera ndërkombëtare dhe në këtë mënyrë Universitetin e Prishtinës e lartësoi në aspektin shkencor në përmasa ndërkombëtare.        

Zhvillimet e bëra në Kosovë pas vitit 1970 nuk mund të ishin të atij niveli pa kuadrot shkencore dhe profesionale të avancuara, të cilat u përgatiten në këtë Universitet sepse pikërisht kuadrat shkencore dhe profesionale e kanë në duar fatin e një bote të re, për të krijuar një prespektivë afatgjatë prosperuese dhe zhvilluese.  

Demokracia pavarësisht nga format e shfaqjes së saj mund të jetë e qëndrueshme në rast se nuk ndikon në kufizimin e lirive ekonomike dhe në rast se shtrihet vetëm në ato çështje të cilat i takojnë. Kuadrot e nivelit të lartë mësimor të dala nga Universiteti i Prishtinës bashk[ me organizimet e tjera nacionale shqiptare të kohës, ishin kapitali human themelorë i Kosovës në zhvillimin e gjithëmbarshëm shoqërorë dhe ruajtjen e substancës së saj,  kundrejtë dhunës dhe aparteidit serb. Veprimtaria shkencore dhe kombëtare e Akademik Eshref Ademaj i obligon brezat e tanishëm të punojnë me përkushtim në rrafshin shkencor dhe arsimor dhe si një vend i vogël dhe Ballkanik, që institucionet e Kosovës të angazhohen për sendërtimin e infrastrukturës funksionale për një arsim të hapur cilësor, permanent dhe konkurues ndaj tregut evropian dhe botëror. Që të arrihet kjo roli i shtetit duhet të përqendrohet në drejtimet kryesore të stabilitetit politik dhe ekonomik dhe në avancimet sa më të mëdha të dijeve shkencore dhe profesionale.  

Ndërtimi i sistemit arsimor në Kosovë sipas bindjes sonë duhet të mbështetet në sintezën e lirive të individit dhe në drejtësinë sociale. Pra, në të ardhmen duhet të angazhohemi dhe duhet të punojmë për sendërtimin e sistemit arsimor i cili mbështetet në modelin e avancuar, sa më të lartë shkencor. Ky model mbështetet në ketë parim: “Aq liri sa është e mundur, aq kufizime sa është e domosdoshme!”  

Duke qenë se me prof.dr. Eshref Ademaj për një kohë të gjatë kemi qenë mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës, sigurisht që raportet tona kanë qenë bashkëpunuese dhe me interes për avancimin e punës shkencore në këtë institucion, shpesh jemi takuar në organet profesionale dhe drejtuese të këtij institucioni, në aktivitete  dhe ndërmarrjet për mbrojtjen e universitetit, në të cilat profesori shquhej për vizionin dhe guximin e pashoq, ai ishte udhëheqësi dhe motivuesi ynë.       

Lavdi veprës shkencore dhe kombëtare të Akademik Eshref Ademaj! 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top