Rr.”Ismet Jasharri-Kumanova” nr.125/kati II
Çertifikata e regjistrimit: nr.5400260-2
Adresa elektronike: ins.prizren2023@gmail.com
Numër protokoli: 09/2024
Datë: 15.04.2024
F T E S Ë
Drejtorit të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “_______________________________”
I / e nderuar/a drejtor/esh, kemi kënaqësinë të ju ftojmë në punëtorinë e organizuar nga Instituti për Edukim dhe Politika Sociale me seli në Prizren, me temën “Drejtori i shkollës dhe zhvillimi profesional i mësimdhënësve me bazë në shkollë”.
Panelistët e punëtorisë janë:
1. Dr Aurela Zizi / specialiste kurrikulare në ASCAP (Agjencioni për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë), Tiranë;
2. Elfrida Basha – Begaj /specialist kurrikulare në ASCAP (Agjencioni për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë), Tiranë;
3. Agim Rraqi / ish inspektor i arsimit (trajner në programin e udhëheqjes arsimore)
Pjesëmarrjen në punëtori duhet ta konfirmoni më së voni gjerë më datën 24.04.2024 (ditë e mërkure) përmes adresës elektronike ins.prizren2023@gmail.com
Punëtoria përveç pjesës ligjëruese dhe bashkëbisedimit me panelistët, përmban edhe pjesën e prezantimit të përvojave të mira të drejtorëve të shkollave në zhvillimin profesional të mësimdhënësve me bazë në shkollë.
Sqarim: çdo drejtor pjesëmarrës në punëtori është i mirëpritur dhe e ka mundësinë e prezantimit të përvojave të suksesshme vetanake të zhvilimit profesional të mësimdhënësve me bazë në shkollë. Ndarja e përvojave përkatësisht prezantimet e tilla duhet planifikuar të përmblidhen brenda 5 minutave, kjo për efekt të planifikimit të kohës së punëtorisë dhe të njejtat paraprakisht duhet të paralajmërohen paralelisht me konfirmimin e pjesëmarrjes në punëtori.
Bashklidhur ftesës gjeni edhe agjenden e punëtorisë.
Me respekt
Skender Susuri
Pse kjo punëtori?
Zhvillimi profesional është e vetmja mënyrë që mësimdhënësit mund të jenë në hap me zhvillimet (reformat) dhe kërkesat në edukim dhe arsim, përkatësisht të përmirësojnë performancën e tyre dhe të rrisin arritjet e nxënësve. Hulumtimi i Departamentit të Institutit të Shkencave të Arsimit të SHBA-së arriti në përfundimin se arritjet e nxënësve mund të përmirësohen deri në 21 pikë (%) si rezultat i pjesëmarrjes së mësimdhënësve në programe të mirë-projektuara dhe përmbajtësore të zhvillimit profesional.
Kur mësimdhënësit njohin strategji dhe teknika të reja të mësimdhënies përmes zhvillimit profesional dhe kthehen në klasat e tyre, do të jenë në gjendje të bëjnë ndryshime pozitive në metodologjinë dhe stilet e tyre të mësimdhënies, të ofrojnë llojshmëri në mësimdhënie, të përshtatin planifikimet kurrikulare me interesimet dhe mundësit e nxënësve, të përfshin nxënësit në procesin e të nxënit, të vlerësojnë nxënësit përmes instrumenteve nxitëse dhe efikase, të krijojnë klimë pozitive në klasë, të krijojnë mjedise për zhvillimin e mendimit kritik tek nxënësit, të përparojnë në karrier etj.
MASHT përmes udhëzimit administrativ nr. 16/2023 (Zhvilimi profesional i mësimdhënësve dhe Kornizës për zhvillimin profesional të mësimdhënësve në Kosovë) ka përcaktuar autoritetet, format dhe procedurat për zhvillimin profesional të mësimdhënësve në Kosovë, duke përfshirë edhe atë me bazë në shkollë.
Qëllimi i punëtorisë është nxitja e drejtorëve të institucioneve publike parauniversitare në Komunën e Prizrenit dhe më gjërë, në zhvillimin profesional të mësimdhënësve, në veçanti me bazë në shkollë, përmes zbatimit të UA nr.16/2023 dhe ndarjes së përvojave të mira të drejtorëve të shkollave / institucioneve arsimore
Në punëtori janë të ftuar edhe drejtor të shkollave nga komunat e tjera të Republikës së Kosovës konkretisht të komunave Suharekë, Malishevë dhe Dragash dhe Bashkia e Tiranës
Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren (Ish kazerma e KFORI-it)
Më datën 27 prill 2024 / ditë e shtune, me fillim në ora 9.00
Agjenda e punëtorisë:
Koha | Aktiviteti dhe bartësit e tij | |
9.00-9.15 | Fjala përshëndetëse / përfaqësuesi i Institutit | |
9.15-9.30 | Prezantimi i qëllimit dhe pritshmërive të punëtorisë / përfaqësuesi i Institutit | |
9.30-10.15 | Zhvillimi profesional i mësimdhënësve / aspekte pedagogjike dhe krahasuese; panelistet: Dr.Aurela Zizi dhe Elfrida Basha-Begaj (specialiste në ASCAP, Tiranë – Agjencioni për Zhvillimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar) | |
10.15-10.30 | Pauza e kafës | |
10.30-11.15 | Roli dhe përgjegjësit e drejtorit të shkollës në zhvillimin profesional të mësimdhënësve me bazë në shkollë dhe aspekte krahasuese; panelist: Agim Rraqi / trajner në programin e udhëheqjes arsimore | |
11.15-11.45 | Prezantimi i përvojave të mira nga drejtorët e shkollave | |
11.45-12.00 | Përfundimet dhe rekomandimet e punëtorisë | |
12.00-13.00 | Dreka | |
Të gjitha prezantimet e paraqitura në punëtori do të botohen në Buletinin e Institutit për Edukim dhe Politika Sociale në Prizren. Nga një kojpje/lidhje fizike e Buletinit do ju shpërndahet secilit/es pjesëmarrës/e të punëtorisë, pa pagesë (gratisë)