Në emër të profesorëve të Departamentit të Matematikës, dua t’ju falenderoj për pritjen dhe bujarinë që treguat me rastin e organizimit të Tryezës Shkencore dhe Aktiviteit Përkujtimor për të nderuar kontributin madhor të Akad. Eshref Ademaj. me rastin e 30 vjetorit të ndarjes nga jeta.
Me këtë rast dua t’i falenderoj Institutin për Edukim dhe Politika Sociale me seli në Prizren dhe UPz e në veçanti Z. Skender Susuri, si dhe anëtarët e familjes së gjerë Ademaj për pritjen e ngrohtë që na e bënë dhe bujarinë e tyre.
Ju dëshiroj shumë suksese edhe në organizime tjera fisnike në të ardhmen.
Mirupafshim!