Institutieps

Dr.Sc.Beni Kizolli, Politikat fleksibile në arsim

(mësimi plotësues, zhvendosja semestrale dhe procesi i filtrimit)

Abstrakt

Hulumtimet na shperfaqin se arsimi është një nga fetishet më të mëdhenj të botës moderne. Kur flasim për arsimimin, në mendjet e shumicës së njerëzve shfaqet imagjinata sikur modeli i  arsimimit aktuale ekziston që nga ekzistenca e historisë së njerëzimit ose që nga ekzistenca e njerëzimit se arsimimi i takon vetëm një kontinentin apo civilizimit. Megjithatë, arsimi modern është një instrument jo aq i vjetër në krahasim me historinë e njerëzimit. Strukturat të ngjashme arsimore të sotme gjasojnë me shkollat protestante dhe kolegjet e kishës katolike të ngritura kundër tyre, duke filluar nga shekulli i 16-të, kur arsimi ishte plotësisht nën kontrollin e kishës.

Sipas Luterit: Ashtu si shoqëria që mund t’i detyrojë qytetarët e saj të aftë të mbajnë shtiza dhe të luftojnë, ajo mund dhe duhet t’i detyrojë fëmijët e saj t’i dërgojnë në shkollë. Sipas tyre objektivi kryesor i fuqisë së shtetit qëndronte në arsimimin e fëmijëve, nëpërmjet së cilës synohej të sigurohen qytetarë të arsimuar, të ndershëm, të arsyeshëm (Bumin, 2013). Jo larg këtij përkufizimit kemi edhe një tjetër pretendim se “Fuqia e vërtetë e një kombi nuk janë tanket, topat apo pushkët, por rinia e saj e arsimuar dhe e edukuar” (Erbakan, 2016). Si rrjedhojë, arsimi në vetvete apo vlera e tij nuk është një çështje që duhet diskutuar sot, si prioritet mbetet që, çdo komb / qytetërim duhet të përkushtohet në modelet të bazuara në vlerat e së kaluarës, kompleksitetin dhe kushtet e kohës, në pritshmërinë e së ardhmes. Duhet të ndërtohen modele arsimore fleksible por në pajtim me rrethanat e kohës dhe me natyrshmërinë e njeriut në këtë rast të fëmijëve. Fusha kryesore që ka nevojë për vëmendje është kompleksiteti i arsimit sot, përmes së cilit shfaqen problemet konkrete sikur që është edhe “bullizmi”, i cili ka rol përcaktuese jo vetëm në arsimimin e fëmijëve por edhe në formësimin e personalitetit të tyre dhe botëkuptimit të tyre për të ardhmen, shoqërinë dhe jetën në veçanti.

Fjalët kyçe: arsim, bullizëm, mësim plotësuese, zhvendosje semestrale dhe procesi i filtrim

Konteksti teorik

Kompleksiteti i arsimit krijohet nga ndërveprimi i shumë faktorëve. Ndër faktorët më përcaktues në lidhje me temën janë: 

  • Profilet e nxënësve: stilet e të nxënit, nivelet e motivimit dhe përvojat e kaluara;
  • Faktorët social dhe kulturor: struktura e familjes, normat sociale dhe gjendja ekonomike;

Përderisa bullëzim në arsim është sjellje që ndodh me ç‘ekuilibër të fuqisë / kushteve materiale e shpirtërore midis nxënësve, e cila krijon një situatë ku shkaktohen dëme fizike ose psikologjike te nxënësit. Kjo situatë / klimë ka efekte negative si te nxënësit ngacmues edhe te nxënësit e ngacmuar, pavarësisht gjykimit se viktimë e vetme janë ata që bullëzohen, por njëkohësisht edhe ata që bullëzojnë në fakt në shoqëri e bartin një perspektivë (vështirësi).

Konkretisht prezenca e nxënësve që nuk ia dalin në nxënien e mësimeve dhe u mungon përkushtimi familjar për ndihmë (si rezultat i shumë faktorëve: ekonomikë, sociale dhe kulturor), ata fillimisht nuk e përjetojnë ndjenjën e suksesit dhe më pas u mungon edhe vetëbesimin gjatë socializimit dhe bashkëveprimit me të tjerët dhe janë potencial për braktisje dhe sjellje delikuente.

Edhe studimet e shumta shkencore kanë arritur në përfundimet se pasojat kryesore të bullizmit në mjedisin arsimor janë:

  • Mungesa e suksesit në mësimnxënie: nxënësit e bullizuar (ngacmuar) kanë mungesë përqëndrimi dhe sukses të ulët në mësime, për arsye të shqetësimeve psikike me të cilat ballafaqohen, konkretisht të ankthit dhe stresit;
  • Efektet psikologjike: viktimat mund përjetojnë probleme të tilla si depresioni, ankthi, vetëvlerësimi i ulët, agresioni dhe sjellje të dëmshme;
  • Marrëdhëniet sociale: ngacmimi ndikon negativisht në marrëdhëniet sociale të nxënësve, duke çuar në izolim social;
  • Klima në shkollë: ngacmimi ndikon ne klimën e shkollës, dëmton marrëdheniet e bashkëpunimit midis mësuesve dhe nxënësve;

Për ta luftuar bullizmin në shkollë dhe jo vetëm, duhet pasuruar programet për rritjen e ndërgjegjësimit në shoqëri (veçanërisht te fëmijët) dhe sistemet mbështetëse. Në këtë rast duhet të merren masa si forcimi i politikave të arsimit, këtu do të shtëllojmë “mësimin plotësues” si masë më e natyrshëme duke i dhënë prioritet njohurive elementare leximit-shkrimit, logjikës dhe  matematikës, që fëmijët të formësohen dhe të kenë vetëbesim se edhe ata ”dinë, munden dhe do arrin sukses”.

Qëllimi: tema jonë do të shtjellohet duke u bazuar në arritjen e këtyre dy qëllimeve:

  • Minimizimin e numrit te nxënësve të nivelit fillor të cilët nuk arrijnë të marrin/përvetësojnë njohurit dhe shkathtësit e duhura të leximit, shkrimit dhe të matematikës;
  • Identifikimin dhe mbështetjen e mësuesve të cilët kanë mungesë të njohurive dhe përvojës pedagogjike (didaktike dhe metodike) në lëndët: gjuhë shqipe dhe matematikë;

Pyetjet kërkimore:

  • Cilët janë këta nxënës që nuk kanë aftësitë e zoterimit te leximit dhe shkrimit;
  • Sa ndikon mungesa e njohurisë së leximit dhe shkrimit në vazhdimin e arsimimit dukë përfshirë shkollimin pas fazës fillore dhe në socializimin e tyre;
  • Nxënësit pa njohurit e lexim dhe shkrimit a janë të izoluar dhe objekt i bullizmit;

Hipoteza:

  • Nëse tregohet një kujdes i shtuar për nxënësit me vështirësi në lexim-shkrim dhe matematikë, ata mund të arrijnë nivelin mesatar të klasës (nxënësve në klasë);
  • Me marrjen e përgjegjësive nga mësimdhënësi në rastet  kur nxënësit e klasës dalin dobët në procesin e vlerësimit pas përfundimit të shkallës së parë, në lexim-shkrim dhe matematikë, parandalohet mësimdhënia jocilësore;

Metodologjia:

Në shtjellimin e kësaj teme të kumtesës jemi shërbyer me metodën e analizës kërkimore, metodën e statistikave dhe metodën e analizës së krahasimeve.Burimet e informatave të shfrytëzuara për këtë kumtesë janë të bazuara në të dhëna primare dhe sekondare, këto informata janë marrë nga literatura shkencore, literatura apo të dhëna nga interneti lidhur me këtë fushë.

Rezultatet:

Të lexuarit dhe të shkruarit janë aftësi që nxënësit i zhvillojnë, ashtu si aftësitë e tjera, veçanërisht kjo aftësi mësohet duke filluar nga klasa e parë e shkollës fillore. Testet e PISA-së tregojnë se 77% e nxënësve në Kosovë nuk mund të arrijnë nivelin e aftësive bazë të leximit. Këto të dhëna  janë një shenjë e rëndësishme për rishikimin e modelit të mësimdhënies (Beqiri, 2019).

Si rezultat i këtij modeli aktual të mësimdhënies dhe mosmarrjes së përgjegjësive nga mësuesit, një numër i madh nxënësish hasin vështirësi në lexim – shkrim dhe matematikë.

Studimet tregojnë se afërsisht 80% e numrit të përgjithshëm të nxënësve që kanë vështirësi në të nxënë, kanë vështirësi në lexim (Zabeli, 2004).

Hulumtimet ndërkombëtare tregojnë se ka një shqetësim në  rritjen për mungesën e aftësive dhe shkathtesive të nevojshme të leximit dhe shkrimit te nxënësit në vende të ndryshme, madje edhe të zhvilluara të botës (Beqiri, 2019).

Në vitin 2012, Programi i Arsimit Themelor (BEP), Testi A-EGRA, kreu një studim duke përdorur një nga tre formatet pilot për të testuar leximin e 800 nxënësve nga 40 shkolla partnere BEP në dy vitet e para të ciklit. Studimi arriti në përfundimin se ka një vonesë në leximin e rrjedhshëm dhe shprehës dhe se pothuajse 40% e nxënësve janë “në rrezik” (BEP, 2014).

Një tjetër studim për nxënësit e shkollave fillore në Kosovë në kuadër të projektit “Përkrahja finlandeze për sistemin e arsimit gjithëpërfshirës në Kosovë, 2011-2013”, në të cilin janë përfshirë gjithsej 516 nxënës të shkollave fillore (klasat 1-5). Rezultatet e vlerësimit tregojnë se një numër relativisht i madh nxënësish në klasat e dyta dhe të treta nuk kanë mësuar ende të lexojnë (FSIESK, 2013).

Studimi i vitit 2019 i Institutit Pedagogjik të  Kosovës (2019) gjithashtu e ka vërtetuar se nxënësit në shkollat fillore kanë vështirësi në shkrim-lerxim, këto vështirësi kanë karakter njohës, fonetik, leksikor dhe morfologjik (shih. Lirije Bytyqi-Beqiri, IPK, 2019 – Vështiëesit e nxënësve të arsimit fillor në lexim-shkrim).

Diskutimi:

Studimet e ndryshme flasin për marrëdhënien në mes të lexuarit dhe të shkruarit, dy aftësive thelbësore jo vetëm për suksesin akademik të nxënësve, por edhe për jetën e tyre shoqërore. Të mësuarit për të lexuar dhe të mësuarit për të shkruar janë dy procese që kërkojnë angazhim dhe mbështetje të vazhdueshme. Të dyja këto procese mund të mos zhvillohen në të njëjtën mënyrë te të gjithë nxënësit, edhe pse ata janë të së njëjtës moshë. Tek disa nxënës, ato zhvillohen dukshëm më ngadalë, duke paraqitur sfida pavarësisht se kanë aftësi mesatare intelektuale. Vështirësi të tilla mund të shfaqen që në klasën e parë, të thellohen në klasën e dytë dhe do ta shoqërojnë nxënësin në pjesën tjetër të shkollimit.

Duke u bazuar në këto rezultatet, arrijmë në përfundimin se ekziston një nevojë urgjente për ndërrimin e qasjes dhe plotësimin e metodologjisë së mësimdhënies përmes motivimit dhe teknikave ndërvepruese nga mësuesit, në mbështetje të nxënësve me arritje të pamjaftueshme në lexim – shkrim dhe matematikë. 

Dhënia e mbështetjes së përshtatshme për nxënësit me vështirësi në lexim dhe shkrim pretendohet se përmirëson shumë shpejt shkathtësitë e tyre të leximit dhe të shkrimit dhe se mbështetja individuale e dhënë për nxënësit që kanë patur vështirësi në lexim dhe në shkrim ka dhënë rezultate të mira në përmirësimin e shkathtësive të leximit dhe të shkrimit. Edhe trajnimet për mësimdhënësit e identifikuar nga vlerësimi i nxënësve pas klasës së pestë (shkallës së II-të) mund të përdoren si aktivitete/masa paradaluese, duke përgatitur programe trajnuese profesionale, përmes të cilave mësimdhënësit marrin njohuri të reja për metodologjinë e avancuar të mësimdhënëies, në veçanti për metodat dhe teknikat e punës me nxënësit në vështirësi në lexim dhe shkrim.

Për fuqizimin e kompetencave të nxënësve dhe minimizimin e vështirësive të tyre në lexim, shkrim dhe matematikë si dhe vazhdim të suksesshëm të procesit arsimor në klasat në vjimë dhe përkatësisht vazhdim të shkollimit është e nevojshme ndërhyrja në politika dhe qasje,  konkretisht kjo synohet dhe arrihet përmes:

  • mësimit plotësues për nxënësit e klasës së parë dhe dytë të shkollës fillore dhe
  • zhvendosjes së nxënësve nga klasa në klasë, duke u bazuar në suksesin e tyre, nxënësve (klasave) me sukses deri në arritjen mirë (3) procesin mësimor në lëndët gjuhë shqipe dhe matematikë duhet ta zhvillojnë dy mësues  ndërsa për nxënësit me arritje shumë të mirë (4) dhe të shkëlqyeshëm (5) procesin mësimor vazhdon ta  organizojë një mësues, me përmbajtje dhe aktivitete mësimore shtesë, ku nxënësit marrin përgjegjësi në planifikimin e procesit dhe kanë kushte dhe mjedise për zhvillimin e kreativitetit të tyre.

Përfundimet dhe rekomandimet:

Duke u referuar në vlerësimin se arsimi në vete është kompleks dhe si rrjedhojë shfaqen dukurit që vështirësojnë mësimdhënien dhe të nxënit, kërkohet një reflektim mbi gjendjen ekzistuese dhe zbatimin e politikave fleksibile për përmirësimin e cilësisë së tij. Me synime që të eliminohet dallimet mes nxënësve “nxënësit të aftë dhe të dobët”, përkatësisht nxënësit që kanë aftësi leximi, shkrimi dhe matematiore dhe nxënësve që nuk ia dalin (kanë mungesë arritjesh) në këto shkathtësi dhe për pasojë të ç’ekuilibërit krijon grupime dhe vështirëson komunikimin e natyrshëm në mes të nxënësve, e që përfundon edhe me bullizëm, në vijim janë parashtruar tri rekomandime duke përfshirë edhe modalitetet për jetësimin e tyre dhe sigurimin e një mjedisi, ku mund të krijohet një ekuilibër në mes nxënësve dhe atmosferës së shëndetshme:

  1. Mësimi plotësues:
  • Mësimi plotësues (kurse individuale në shtëpi, me kompenzim nga shteti) për lëndët: gjuhë shqipe dhe matematikë për nxënësit e klasës së I-rë dhe klasës së II-të;
  • Gjatë organizimit të mësimit plotësues individual – ditor, një mësimdhënës maksimalisht punon me  tre (3) deri më pesë (5) nxënës, varësisht nga largësia e shkollës;

Nxënësit nëpërmjet mësimit plotësues mund të përfitojnë nga lëndët: Gjuhë shqipe dhe Matematik dhe një lëndë shtes sipas nevojës dhe interesimit të nxënësve. Me këtë riorganizim, do të plotësohen njohurit e nxënësëve të cilët kanë vështirësi të nxënies përgjatë mësimit brenda orarit të rregullt mësimor (në klasë), do të rikthehet vetëbesimi i nxënësve, do të krijohet disiplina e punës individuale e nxënësit si dhe do të rritet përkujdesja/përkushtimi prindëror. Me këtë politikë do të krijohen edhe rreth dhjetëmijë (10000) vend pune të reja përkatësisht angazhim profesional për mësimdhënësit e rinjë.  

Mësimdhënësit të cilët ju nënshtrohen këtij angazhimi/procesi, duhet të fitojnë një kontratë pune të rregull 3 vjeçar. Angazhimi me sukses për tre vite rresht, do të plotësnte kushtin kryesor të aplikimit të tyre për licencë të rregullt si mësimdhënës (licencë karriere).

Me një mesatare, ku një gjeneratë e nxënësve në Kosovë numëron mbi 22 mijë nxënës, për dy gjenerata mesatarisht do kishim rreth 45000 nxënës. Rreth dhjetëmijë (10000) mësimdhënës do të ishin të anagzhuar të punon me 3 deri më 5 nxënës, secili prej tyre, si rrjedhojë ky riorganizim, buxhetit të shtetit do t’i kushtonte rreth 50 milion euro në vit.

  1. Zhvendosje semestrale:

Nënkupton formimin e dy kategori të klasave, nxënësit me sukses (arritje) nga pamjaftueshëm (1) e gjerë në arritje mirë (3) dhe kategoria e nxënësve me arritje shumë të mirë (4) dhe të shkëleqyeshme (5).

Në klasat me arritje (sukses) të pamjaftueshëm (1) e gjerë në arritje me sukses të mirë (3) duhet anagzhuar nga dy mësimdhënës. Mësimdhënësi i parë (kryesor) dhe ndihmësi i mësimdhënësit. Ndërsa në klasat me arritjet e nxënësve shumë të mirë (4) dhe të shkëlyeshëm (5) duhet planifikuar dhe zhvilluar më shumë aktivitetet mësimore dhe kërkesa të cilat nxitin kreativitetin e nxënësve dhe të nxënit e suksesshëm, me qëllim të rritjes së kulturës dhe disiplinës së punës, përgjegjësisë dhe aftësisë së mendimit kritik dhe komunikimit. Kjo arrihet përmes organizimit të vlerësimeve përmes testeve dhe krijimit të kulturës së leximit.

Zhvendosja nxënësve nga një kategori në një kategori bëhet pas vlerësimit semestral, duke filluar nga klasa III-të deri në klasën V-të, natyrshëm arsimi do të shndërrohej edhe si një proces i garës përgjatë këtyre viteve në shkollë.

Duke u bazuar në këto dy kategori të klasave, mësimi duhet të organizohet me dy plane dhe programe. Edhe me këtë riorganizim do të krijohen edhe pesëmijë (5000) vend pune të reja / angazhimi profesional për mësimdhënësit e rinjë, konkretisht në klasat me nxënësit me sukses (arritje) nga pamjaftueshëm (1) e gjerë në arritje mirë (3) do të ketë nga dy mësimdhënës me kontratë të rregullt, me një kosto rreth tridhjetë (30) milion euro në vit.

  1. Procesi i filtrimit:

Me përfundimin e klasës V-të, duhet të organizohet testi vlerësues për të identifikuar lëshimet paraprake nga lëndët Gjuhë shqipe dhe Matematikë.

Nxënësit me arritjet të mirë (3) e më pak duhet të vazhdojnë me  mësim plotësues gjatë pushimeve verore edhe për pesë (5) javë. Mësimet do të zhvillohen nga mësimdhënësit e dalluar/ të suksesshëm, me një kompenzim meritor.

Ndërsa mësimdhënësit e klasave ku 70.00 % e arritjeve të nxënësve janë me arritje mesatare mirë (3) e më ulët ju nënshtrohen trajnimeve përkatëse, fillimisht duke ndjekur tri javë ligjërata plotësuese nga profesorët universitar në bashkëpunim me mësimdhënësit e suksesshëm, përgjatë pushimeve verore, pa pagesë dhe së fundi të sesioneve trajnuese, duhet të ju nënshtrohen një testimi vlerësues për metodologjië e  mësimdhënies.

Mësimdhënësit që nuk arrijnë të kalojnë testimin vlerësues me sukses prej së paku 50 %, ju nënshtrohen procesit të rivlerësimit të licencës së karrieres sipas legjislacionit në fuqi. Gjithashtu këtyre mësimdhënësve ju zbritet paga mujore në shumën deri në  30%, deri në vleresimin e radhës, i cili duhet të organizohet së paku dy herë brenda nje vitit kalendarik.

Mësimdhënësve të suksesshëm, nxënësit e të cilëve në vlerësimet në nivel shkalle, arrin sukses në gjuhë dhe komunikim dhe matematikë në mesatare mbi 70% përkatësisht me sukses shumë të mirë (4) e më lartë, ju rritet paga për 30.00% deri në vlerësimin e rradhës.

Referencat:

BEP (2014), Kec-ks.org, gjetur në https. kec-ks.org.wp-content, BEP-Doracaku-i-leximit;

Brada Riza, Didaktika kibernetike, Prishtinë 2010;

Miler, B. Si të krijohet kontakti i sukseshëm me nxënësit, Ferizaj, 2003;

B.Miler, Unë mund të mësoj, Ferizaj, 2003;

Lirije Bytyqi-Beqiri, Vështirësit e nxënësve të arsimit fillor në shkrim dhe lexim, Prishtine, 2019; 

Bumin, K. (2013), Batı’da Devlet ve Çocuk. Türkiye: Çizgi Kitabevi.

Erbakan, N. (2016), Kauza ime, Kosova, Sh.B.”Fleta”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top