Institutieps

Dita e parë e shkollës, plani dhe programi mësimor për periudhën përgatitore të fëmijëve nismëtar në shkollën fillore

Frida Basha – Bega

Dita e parë e shkollës është një moment i veçant në jetën e çdo fëmije, ditë e cila mbetet gjatë në kujtesën e tyre. Emocionet, nervozizmi dhe gëzimi përzihen teksa të vegjlit futen për herë të parë në ambientet e shkollës. Shkolla (drejtuesit, mësuesit dhe sherbimet profesionale)  kanë një rol vendimtar në krijimin e një pçrvoje dhe ndjenje pozitive në ditën e parë të shkollës, e cila mund të hedhë themelet për një vit të suksesshëm shkollor dhe jo vetëm.

1.Mirëseardhje e nxënësve dhe prindërve: Pasi që dita e parë e shkollës sjell shumë emocione për nxënësit dhe prindërit,  shkollat ​​duhet të krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore për të lehtësuar fillimin e mbarë të vitit shkollor. Shkollat në aspektin teknik, higjienik dhe nxitës duhet të jenë të përgatitura të ofrojë ambiente tërheqëse dhe miqësore për fëmijët / nxënësit nismëtar, jo vetëm ditën e parë të fillimit të vitit shkollor por edhe në ditët në vijim. Shkollat  duhet të jenë të dekoruara/zbukuruara në mënyrë të veçant, nxënësit nismëtarë të kenë dëshirë të jenë pjesë e saj. Duhet të organizohen  aktivitete të shumta muzikore, sportive, zbavitëse nga nxënësit e shkollës etj. Të krijohet perceptimi që në shkollë krahas mësimeve, detyrave dhe përgjegjësive si nxënës përmes  bashkëveprimit me të tjerët, programeve muzikore, sportive dhe zbavitese secili fëmije mund t’i përmbush nevojat dhe interesimet dhe të jetë i suksesshem, se në shkollë ka vend për të gjithë. Fillimi i vitit shkollor për fëmijët nismëtar zakonisht nis me një fjalim të shkurtër dhe motives të drejtorit të shkollës. Zakomisht drejtori i shkollës në fjalimin e tij i uron një mirëseardhje të veçant nxënësve nismëtar, thekson rëndësinë e bashkëpunimit mes shkollës dhe familjes në sigurimin e edukimit dhe arsimi cilësor, të qëndrueshëm të fëmijëve / nxënësve duke i siguruar se shkolla do t’i mbështes fëmijët e tyre, me të gjitha kapacitetet, gjatë gjithë rrugëtimit shkollor.

2.Udhëzime për mësuesit/et:

Pas fjalës së mirëseardhjes, nxënësit njoftohen me mësuesin/en kujdestar/e, shokët dhe shoqet e klasës. Mësuesit prezantojnë veten dhe ndajnë informacionin bazë për organizimin, rendin shtëpijak të klasës dhe shkollës si dhe informacione të tjera sipas interesimit të prindërve. Dita e parë e shkollës dhe java në vijim duhet të përmbajë sa më pak biseda, të dhëna të cilat lidhen me përgjegjësit e nxënësve në raport me kerkesat e mësuesit/es dhe shkollës, duhet të dominojnë aktivitetet mësimore njohëse,  nxitëse dhe zbavitëse.  

Në asnjë rast MOS!

  • vendosni rregullat e klasës. Këtë mund ta bëni gjatë dites së fundit të javës së parë ose deri në fillimim e javës së dytë;
  • impononi nxënësit të jenë pjesë e aktiviteteve nëse ndonjëri heziton. Mundohuni të kuptoni se përse nxënësi ju shmanget ndonjë aktiviteti;
  • dalloni nxënës nga nxënës të tjerë, apo mos veçoni disa nga të tjerët. Rekomandohet që aktivitetet të jenë për të gjithë dhe të realizohen nga secili nxënës me vetëdëshirë;
  • jepni detyra shtëpie që në ditën e parë. Këtë është më së miri ta bëni nga fillimi i javës së dytë;

Një mësues/ese duhet: 

  • të prezantojë vetën, duke… :
  • të përshëndes ngrohtë, me buzëqeshje secilin nxënës;
  • të orientojë secilin nxënës për në klasë dhe ulësen e tij/saj;
  • bërë prezantimin bindës se kush jeni Ju për nxënësit dhe përse jeni i/e rëndësishëm për ta. Përse është e rëndësishme shkolla dhe si arrihet sukses;
  • shpalosur përvojat më të mira me nxënës nga gjeneratave e kaluara  (mëhershme);
  • prezantuar gjërat më të mira të cilat ju identifikojnë si mësimdhënës / e, si shkollimi, mësimdhënia e mirë, barazia për të gjithë, solidariteti, tolerance, komunikim etikë, arritjet etj.

Mësuesi/es ju rekomnadohet që t’i kushtojnë më tepër interesimin nevojave të nxënësve, të krijoj një mjedis interaktiv dhe të rehatshëm përmes aktiviteteve mësimore dhe zbavitëse:

video me animacione: të cilat përmbajnë porosi edukative dhe për shkollën;

lojëra me top: (gjithçka që ju nevojitet për këtë aktivitet është një top dhe një shënues/marker. Shkruani disa pyetje të rastësishme në një fletë A4, ndërsa në top vendosni  numrat e pyetjeve. Disa shembuj të pyetjeve: çfarë po ju pëlqen më së tepërmi në ditën e parë të shkollës (1); çfarë ngjyre është furça juaj e dhëmbëve (2); cili është filmi vizatimor i preferuar (3); cili është sporti yt i preferuar (4); sa vëllezër e motra keni (5); trego emrin tuaj (6); cila është ëmbëlsira juaj e preferuar (7); cila është kafsha juaj e preferuar (8); …

Tregim me figura: filloni me një foto dhe kërkoni nga nxënësi të tregoj gjithçka që sheh. Për shembull, nëse është një foto natyre, mund të thot: mali, fusha, lumi, lisat, ura dhe emrat e gjërave të tjera të cilat i njeh nga fotografia. Më pas kërkoni që nxënësi të tregoj një hitori për objektin/sendin e gjetur në fotografi. Mësuesi mund ta ndihmoj duke e nxitur me pyetjet: pse është lumi i dobishëm për natyrën, për njerëzit etj.

Dhjetë pyetje

Kjo lojë ndihmon në forcimin e aftësive të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve. Mësuesi ose një nxënës/fëmijë duhet të mendojë për një kafshë, por nuk mund t’i tregojë askujt se çfarë është. Nxënësit e tjerë e tjerë i kanë 10 mundësi për të bërë pyetje rreth kafshës në mënyrë që të kuptojnë dhe të imagjinojnë (marrin me mend) se çfarë është ajo! Për shembull, mund të pyesin: “a ka një bisht?” “a jeton në ujë”, “a ka lesh”, “ a është e gjatë”, “a ka këmb’”…

3.Udhëzime për nxitjen e komunikimit:

Nxitni komunikimin duke parashtruar pyetje që krijojnë atmosferë miqësore për nxënësit. Disa shembuj të pyetjeve për nxënësit nismëtar në klasën e parë:

  • çfarë po ju pëlqen më së shumti në ditën e parë të shkollës;
  • cila është loja juaj e preferuar;
  • nëse mund të luani vetëm një lojë, cila do të ishte ajo;
  • pse të pëlqen të jesh nxënës;
  • a preferoni të mos përdorni kompjuterin për një vit apo të mos lejoheni të hani ëmbëlsirë për një vit;
  • A do të preferonit të kalonit më shumë kohë duke mësuar në lëndën e matematikës apo leximit;
  • cila është fjala më e gjatë që dini;
  • cili është sporti i Juaj i preferuar;
  • nëse mund të takoni ndonjë personazh të famshëm, kë do të dëshironit të takoni;
  • Nëse do të mund të udhëtonit kudo në botë, ku do të shkonit, në cilin shtet, përse;
  • Nëse do të vizitoni një qytet në Kosovës, cilin do ta preferonit/zgjidhnit, përse;
  • Cili është stina juaj e preferuar, përse;
  • Cili është aktiviteti juaj i preferuar për të bërë me familjen tuaj, përse;
  • cili është aktiviteti juaj i preferuar për të bërë me shokët/shoqet-miqtë tuaj, përse;
  • cila është gjëja juaj e preferuar për të bërë në pushime, përse;
  • cili është filmi juaj i preferuar, përse;
  • cili është libri juaj i preferuar, përse;
  • cili është emisioni juaj i preferuar në TV, Përse;
  • cili është hobi juaj i preferuar, përse;
  • a jeni një shok i mirë dhe pse mendon keshtu;
  • cila është dhurata më e mirë që keni bërë ndonjëherë, përse ishte kaq e veçantë;
  • nëse do të mund t’i bënit një dhuratë çdo fëmije të vetëm në botë, çfarë dhurate do t’i bënit;
  • nëse do të mund të bënit një rregull që të gjithë në botë duhet ta ndiqnin, çfarë rregulli do të bënit, përse;
  • cilat janë tre (3) gjërat që fëmijët mund të bëjnë për ta bërë botën një vend më të mirë;
  • kur ndiheni të zemëruar/mërzitur, çfarë bëni për të ndihmuar veten të ndiheni më mirë;
  • cilat pesë fjalë mendoni se ju përshkruajnë më shumë / përse;
  • cila është diçka që menduat se nuk mund ta bënit, më pas zbuluat se vërtet mund ta bënit; si u ndjetë kur ndodhi kjo;
  • nëse do të mund të kalonit një ditë me një personazh nga një libër, shfaqje televizive, filmi, sporti… kë do të zgjidhnit, përse;
  • cila është pasuria juaj më e çmuar, përse;
  • a keni bërë ndonjëherë një përpjekje të veçantë për të përfshirë një shok klase me grupin tuaj të miqve; Si do ta bënit këtë;
  • a jeni ndjerë ndonjëherë të lënë jashtë / anashkaluar nga vëllezërit e motrat ose shokët /shoqet në shkollë; Si jeni ndier;

Plani dhe programi mësimor një javor

Faza e përgatitore

Plani mësimor  Programi mëesimor
1+1=21. Njohja me mësuesin/en, klasën dhe objektin e shkollës; 2. Prezantimi (njohja) me shokët dhe shoqet e klasës;  
1+1=21. Video animacioni ose lojra me top; 2. Çfarë duhet të përmbajë çanta e nxënësit;  
1+1=21. Kul.figuartive (kopshti i shtëpisë në stinën e pranverës); 2. Bisedim me nxënësit rreth vizatimit dhe dëshirat e tyre;  
1+1=21. Gjuhë shqipe: recitimi i poezisë së preferuar; libri i preferuar…   2. Bisedim me nxënësit: s’i do të mësojmë në shkollë, pse është e rëndësishme shkolla, si arrihet suksesi; çfarë po ju pëlqen më së shumti në ditët e para të shkollës;   
1+1=21. Programi artistik i përgatitur nga nxënësit e kl.V-të   2. Bashkëbisedim me prindërit rreth angazhimit të fëmijëve  gjerë në fillimin e vitit shkollor / periudha e pushimeve verore  
5+5=10 

Ora mësimore në kohëzgjatje 30 minuta

Pushimi në mes të orëve mësimore 5 minuta

Referencat:

  • MASHT, Plani dhe program mësimor për kl. Parë;
  • MASHT, udhëzimi administrativ nr.09/2023
  • https:www.weareteachers.com/first-day-of-school-traditions/
  • https:atutor.ca/first-day-of-school/
  • https:www.bookwidgets.com/blog/2017/08/15-creative-lesson-ideas-for-the-first-day-of-school
  • https:www.maryville.edu/cse/wp-content/uploads/sites/62/2016/09/Icebreakers-Team-Builders.pdf
  • https:www.signupgenius.com/school/first-day-school-icebreakers.cfm.artmesimi.c

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top