- Detyrat dhe përgjegjësit e drejtorit të shkollës në zhvillimin profesional të mësimdhënësve me bazë në shkollë
Në udhëheqjen e shkollave përemri që duhet të jetë”në fuqi” është “ne”; Unë duhet të besoj se ne, si staf, mund t’iu shërbejmë nxënësve në mënyrë më efektive; Unë duhet të jem i ngazëllyer për mundësitë se çka ”ne” mund të bëjmë për shkollën tonë, për nxënësit tanë, në mënyrë që t’i udhëheqim të tjerët.
Dimensionet si: personeli, struktura organizative dhe nxënia, janë komponentet kryesore të një shkolle të mirë. Një rritje në cilësi është e mundur vetëm kur të tri komponentët e zhvillimit të shkollës ndërveprojnë me njëra-tjetrën në mënyrë të balancuar, si pjesë integrale e procesit të përgjithshëm të zhvillimit shkollor.
Zhvillimi i shkollës nuk duhet të shihet si diçka krejtësisht e ndarë nga aktivitetet e përditshme dhe rutinore të shkollës, por si një proces dinamik i ndryshimeve pozitive drejtë arritjes së mësimdhënies dhe nxënies më të mirë dhe një profili tërheqës të shkollës.
Zhvillimi i shkollës nënkupton procesin e vazhdueshëm të përmirësimit të cilësisë, duke ndjekur një seri hapash të cilat mund të përshkruhen duke përdorur ciklin: Planifiko – Bëje – Kontrollo – Vepro
Zhvillimi profesional i mësimdhënësve është një aspekt i rëndësishëm i cilësisë së arsimit me qëllim të harmonizimit të profilit të kualifikimeve të mësimdhënies me nevojat e shkollës.
Zhvillimi profesional mund të përqendrohet në fusha të ndryshme të aftësive të tilla si: njohuritë e lëndës, qasje pedagogjike, parandalimi i dhunës në shkollë apo mungesat e paarsyeshme dhe braktisja e shkollës etj.
Një faktorë për organizimin e procesit mësimor të shkollave janë aktivet profesionale. Në parim, mësimdhënësit shpesh veprojnë si bashkëpunëtorë individual dhe kanë pak ose aspak njohuri organizative.
Zhvillimin nga qëndrimi “Unë dhe Klasa ime” në “Ne dhe “Skolla jonë”, varet në masë të madhe nga drejtori i shkollës Këshilli Drejtues i Shkollës (KDSH), shkalla e angazhimit dhe gatishmërisë së mësimdhënësve për të bashkëpunuar.
Ç’është udhëheqja:
- Është shkathtësi;
– Është formë arti;
– Është ndryshim;
– Është largëpamësi-vizion;
– Është krijim i marrëdhënieve të qëndrueshme;
– Është inspirim;
– Është marrje e rreziqeve;
Udhëheqja është art dhe shkencë, sepse nuk është aftësi që lind, por mjeshtëri që mësohet. Udhëheqësit janë njerëzit që bëjnë gjëra të drejta
1. Çka duhet të ketë udhëheqësi i mirë për një shkolle të mirë
Si udhëheqësi i mirë duhet të keni: vizion; ndikim (njohës i shkëlqyeshëm i punës që bëni); prioritete (janë çelës i udhëheqjes së suksesshme); ndershmëri (t’i mbani premtimet e dhëna,); gatshmëri të zgjidhni probleme; qëndrim të drejtë dhe pozitiv; pritshmëri dhe ambicie pozitive; aftësi dhe gadishmëri të ndihmoni në zhvillimin dhe përparimin e përhershëm të mësimdhënësve dhe të bashkëpunëtorëve tuaj; vetë disiplinë; etikë komunikues; të jeni “nxënës” gjatë gjithë jetës; të jeni këmbëngulës, të palëkundur dhe të vendosur në zbatimin dhe në respektimin e normave ligjore dhe morale; të nxitni, krijoni dhe të prodhoni ndryshime pozitive;
2.Zhvillimi profesional i mësimdhënësve, roli i drejtorit
Zhvillimi profesional i mësimdhënësve (ZHPM), udhëhiqet nga kërkesa dhe jo oferta. Orientimi i ofertave të ZHPM ndërlidhet me nevojat dhe kërkesat e mësimdhënësve të cilat përcaktohen përmes vlerësimit të nevojave dhe formave të tjera konsultative dhe të planifikimit në nivel shkolle, komune dhe në nivel qëndror.
Modeli i zhvillimit profesional të mësimdhënësve që zbatohet në Kosovë përfshin ofrimin e programeve nga ofertuesit e jashtëm dhe ofrimin e zhvillimit profesional përmes qasjes me bazë në shkollë (ZHPMBSH).
Zhvillimi profesional i mësimdhënësve me bazë në shkollë (ZHPMBSH) përkufizohet si një proces në të cilin mësimdhënësit mësojnë nga njëri-tjetri, në mënyrë të përhershme në nivel shkolle, në përmirësimin e kompetencës së mësimdhënies, aftësive udhëheqëse për të përmirësuar dhe për të quar përpara mësimin e nxënësve dhe performancën e shkollës. Sipas politikave aktual ky lloj zhvillimi profesional është i përligjur me UA. të MASHT-it nr.16/2023 – zhvillimi profesional i mësimdhënësve me bazë në shkollë. Në po këtë udhëzim administrativ janë të përcaktuara edhe detyrat dhe përgjegjësit e drejtorit të shkollës në zhvillimin profesional të mësimdhënësve me bazë në shkollë.
3.Monitorimi dhe zbatimi i ZHPMBSH
Monitorimi i zhvillimit profesional të mësimdhënësve bëhet në baza të rregullta nga drejtori i shkollës dhe koordinatori i cilësisë.
Mësimdhënësi i caktuar nga drejtori ose personeli profesional (pedagogi i shkollës) viziton disa mësimdhënës në orë mësimore për të vëzhguar praktikat e tyre dhe për të identifikuar vështirësitë në mësimdhënie nga këndvështrimi i tyre.
Në rastet e tilla zakonisht zhvillohet një bisedë me mësimdhënësin para dhe pas vëzhgimit të orës mésimore, për të identifikuar anët pozitive por edhe vështirësitë dhe nevojat per zhvillim profesional.
4.Procedurat e brendshme për ZHPMBSH
- Identifikimi dhe vlerësimi i nevojave për ZHPM;
- Përcaktimi i prioriteteve për ZHPM me bazë në shkollë;
- Planifikimi dhe zbatimi i planit për ZHPMBSH;
- Monitorimi i ZHPM me baza të rregullta nga drejtori i shkollës dhe Koordinatori i Cilësisë;
- Raportimi mbi ZHPM me bazë në shkollë;
- Çertifikimi me bazë në shkollë;
5.Zhvillimi i vazhdueshëm profesional i mësimdhënësve me bazë në shkollë
Shkolla mund të planifikojë dhe organizojë aktivitete zhvilluese profesional vetanake dhe në bashkëpunim dhe marrëveshje me disa shkolla në nivel komune, që këto programe t’i zhvillojë së bashku, në kuadër të rrjeteve profesionale të KMB;
Përcaktimi i shkollës për këto programe bëhet para hartimit të planit dhe programit vjetor për zhvillim profesional me bazë në shkollë;
Orët e ZHPMBSH njihen në sistemin e licencimit të mësimdhënësve, UA nr. 14/2023 ( Faza e hyrjes në profesionin e mësimdhënësve, licenca e karrieres, licenca e avancuar dhe licenca e përhershme e mësimdhënësit)
Planifikimi bëhet çdo vit, gjatë periudhës janar- prill, në mënyrë që gjatë periudhës maj – korrik të finalizohet plani dhe programi vjetor për ZHPMBSH, për vitin shkollor vijues;
Në këtë periudhë secili mësimdhënës/e, por edhe drejtori, zv.drejtori, pedagogu/psikologu i shkollës, në mënyrë individuale bëjnë vetëvlerësime për nevojat personale për ZHP dhe hartojnë planet individuale për ZHPM. Pas identifikimit të nevojave, shkolla përcakton prioritetet vjetore, planifikon, implementon dhe mbikqyrë zbatimin e planit për ZHP me bazë në shkollë.
Prioritetet e ZHPMBSH miratohen nga KDSH, me propozim të drejtorit të shkollës; Prioritetet e ZHPMBSH integrohen çdo vit në PZHSH dhe Planin dhe Programin Vjetor te Shkolles. Planifikimi i ZHPMBSH, ndërlidhet me kalendarin e vitit shkollor, kur nxënësit janë në pushim, ndërsa mësimdhënësit kanë ditë pune në shkollë;