Institutieps

Skender Susuri, Akademik Eshref Ademaj mbrojtës dhe promovues i të drejtave kombëtare e njerëzore të shqiptarëve në ish Jugosllavi

Akademik Eshref Ademaj mbrojtës dhe promovues i të drejtave kombëtare e njerëzore të shqiptarëve në ish Jugosllavi

Studimi dhe vlerësimi i personalitetit të shumëanshëm të Akademik dr.prof.Eshref Ademaj kërkon hulumtime serioze, të dokumentuara dhe të bazuara në burime informacioni primare. Në këtë kumtesë shkencore do të trajtoj disa nga angazhimet e Akademik dr.prof. Eshref Ademajt në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave kombëtare e njerëzore të shqiptarëve në ish Jugosllavi. Burimet në të cilat mbështetet kjo kumtesë janë kryesisht të dorës së parë, duke përfshirë publikimet, referencat, materialet arkivore etj. përmes të cilave dokumentohet veprimtaria dhe kontributi i kombëtar i Akademik Eshref Ademajt dhe një material burimor të cilin e kam trashëguar nga vetë Akademik Eshref Ademaj i shkruar me makinë shkrimi të kohës (1993), në një volum prej dhjetë (10) faqesh të formatit A/4, të cilin ma kishte përcjellur përmes nipit të tij, tani të ndjer prof.Ridvan Hoxha (atë kohë drejtor shkolle në Zhur) pasi ai (akademik Ademaj) ishte në dijeni se unë po punoja në një libër dokumentues për shkollën fillore të Zhurit (“Vitet e Qëndresës”) fshatit të lindjes, shkollës ku Akademik Eshref Ademaj kishte filluar dhe mbaruar shkollimin tetëvjeçar.     

Si lindi interesimi im për hulumtimin e veprimtarisë kombëtare të Akademik Eshref Ademaj.

  • E para, ishin pikërisht organizimet dhe ndërmarrjet e guximshme, revolucionare dhe kombëtare të kohës, në mbrojtje të Universitetit, nga aparteidi shtetëror serb – komunist i kohës, të cilave ju printe vetë ai, siq ishin: Tubimi i intelektualëve shqiptarë të kohës më 26 shkurt 1990, tubim ky historik, për të cilin duhet bërë studim i veçantë ngase nga i njeti buruan përkatësisht dolën qëndrime të cilat shërbyen si udhëdrejtim për planifikimin e aktiviteteve rezistuese politike dhe të tjera për periudhën para zhbërjes përfundimtare të ish Jugosllavisë, mbi të gjitha për organizimet në mbrojtje të arsimit shqip dhe të Universitetit, protesat e studentëve në qershorin e vitin 1991 dhe jo vetëm, ku profesor Eshref Ademaj ishte gjithnjë me studentët, në ballë të protestave, kundërvënja masave të dhunshme serb në Universitetin e Prishtinës etj.
  • E dyta, ishte vendosmëria, guximi dhe trimëria e profesor Eshref Ademaj për të udhëhequr Tubimin protestues të datës 23 shtator 1991 para Fakultetit Filologjik të Prishtinës, në veçanti fjalimi i mbajtur në këtë tubim historik protestues, ku ai ishte shprehur:  citojë “Serbia e ka okupuar Kosovën, ka bërë grushtshtet dhe po zhvillonte politika antishqiptare, diskriminuese, gjenocidale dhe të segregacionit ndaj shqiptarëve në Kosovë…”
  • E treta – Intervistat dhënë gazetave dhe revistave të kohës në Kosovë, ish Jugosllavi dhe jashtë vendit, në të cilat ai haptazi guxoj të gjykojë dhe dënoj politikën shoveniste serbe mbi shqiptarët dhe institucionet e Kosovës. Po veçojë intervistën për revistën “Kosovarja” në vitin 1991 ku profesor Ademaj ishte shprehur se me veprimet arbitërare Serbia nuk kishte lënë zgjidhje tjetër pos të mendojmë për të filluar vitin akademik 1991/1992 si dy universitete paralele! Pavarësisht nga vendimet e Serbisë, Universiteti do të funksionojë  sipas ligjeve kosovare. Ne nuk heqim dorë nga e drejta jonë që të studiojmë në gjuhën amtare dhe të kemi universitetin tonë…”
  • E katërta / botimi i veçantë përkatësisht i librit “Kosova-viktimë” në bashkëautorësi me viktimologun kroat Akademik Zvonimir Sheparoviqin. Libër ky kuptimplotë, argumentues dhe faktografik, me të cilin opinioni ndërkombëtar u njoh me dhunën dhe gjenocidin serb mbi popullin shqiptar të Kosovës, nga viti 1875 e këndej.

Duke i analizuar dhe vlerësuar ndërmarrjet revolucionare dhe kombëtare të kohës, të cilave ju printe dr.prof. Eshref Ademaj: tubimin me intelektualët shqiptarë të kohës (shkurt 1990), tubimet protestuese të qershorit 1991, tubimin historik protestues të 23 shtatorit 1991, intervistat dhënë gazetave dhe revistave prestigjioze të kohës, jo vetëm në ish Jugosllavi dhe duke  e lexuar librin në fjalë arrita në përfundim se prof.dr.Eshref Ademaj për kohën kur jetoi dhe veproi ishte autoriteti më i fuqishëm i mbrotjes së të drejtave kombëtare dhe njerëzore të shqiptarëve në ish Jugosllavi. Jo se nuk pati edhe të tjerë kontributdhënës në këtë drejtim, por përgatitja e tij profesionale, të një shkenctari të përmasave botërore, burrëria, guximi dhe virtytet njerëzore e bënë të ishte i veçantë. Para argumenteve të tija edhe kundërshtarët dorëzoheshin, siq ishin mbledhjet në Sarajevë dhe Maribor të Sllovenisë (1991) ku delegacionet universitare serbe i lëshonin ato (mbledhjet) ngase nuk mund të përballeshin me dëshmit dhe dokumentat e prezantuara nga profesor Ademaj, me të cilat dokumentohej aparteidi serb mbi shqiptarët.

Librin “Kosova-viktimë” e ruaj edhe sot me fanatizëm në bibliotekën time modeste, sepse e kam dhuratë nga vetë profesor Eshref Ademaj që në vitin 1992, kur libri doli nga shtypi. Libri në fjalë për fat të mirë nuk më ishte zhdukur as gjatë Luftës së vitit 1998/1999. Se sa i rëndësishëm për dokumentimin e aparteidit dhe gjenocidit serb mbi shqiptarët e Kosovës ishte ky libër, më së miri e përshkruan Akademiku kroat Zvonimir Sheparoviqi i cili ishte bashkëredaktor i librit me Akademik Ademajn, në pjesën hyrëse të librit. Citoj: Kosovo žrtva! Gladni, izbačeni s’posla, kažnjeni, ranjeni, mrtvi; Kosovo pod čizmom policije i vojske; Svu vlast drži 10 posto stanovništva; Ukinuta autonomia; Potpuna blokada informacije; Škole i Sveučiliste večinskog naroda ukinuti… Zašto? Zašto smrt i nasilje, odakle stradanja ljudi na Kosovu? Ova je knjiga pokušaj odgovora na to pitanje…Zahvalujemo profesoru Eshrefu Ademaju na velikom trudu koji je uložio okuplanjem suradnika. Bez njegovog truda ova knjiga ne bi bila” / prof.Sheparoviq.)” / Dvoboj 1/2/, 1991

Në këtë kumtesë do e ndaj edhe një dëshmi me pjesëmarrësit e tryezës dhe me të gjithë ata/ato të cilët do kenë rasti t’i lexojnë kumtesat e kësaj tryeze. Në vitin 1992 kur në shkollat e Republikës së Kosovës, bazuar në një rregullore të miratuar nga Pleqësia e Arsimit e Republikës së Kosovës, bëhej riemërtimi i shkollave, ne si shkollë në Zhur kishim propozuar tre emra të mundshëm për riemërtimin e shkollës (shkolla atë kohë emërtohej “Ramizi e Boro”). Ashtu siq kërkohej me rregulloren në fjalë, të tre propozimet ishin emra të personaliteteve të respektuara të historisë  dhe të mendimit politik shqiptar. Ishte pikërisht udhëzimi vizionar i dr.prof. Eshref Ademaj se përkundër këtyre emrave shumë meritor, shkolla e Zhurit e ka emërin e vetë – “Dëshmorët e Zhurit”, emër ky që simbolizonte tre dëshmorët e vrarë nga forcat policore serbe në demonstratën e Zhurit të datës 28 mars 1989, në mbrojtje të shkollës shqipe dhe të Kosovës. Kështu edhe ndodhi, Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës me vendimin nr.08/1992 riemërtoi shkollën me emërin “Dëshmorët e Zhurit”.

Përjetësisht mirënjohës veprimtarisë kombëtare të Akademik Eshref Ademaj!         

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top