- Ballina
- Rreth Nesh



Bullizmi, nuk ka një përkufizim ligjor të bullizmit
Bullizmi përkufizohet si sjellje e përsëritur që synon të lëndojë dikë fizikisht, psiqikisht ose emocionalisht dhe shpesh synon njerëz të caktuar për shkak të racës, fesë, gjinisë, orientimit seksual ose ndonjë aspekti tjetër si pamja ose paaftësia.
Etimologjia e fjalës Bullizëm: rrjedh nga anglishtja. “Bully” është sinonimi i një tirani, personi konfliktual.
Rigby (2010) e përkufizon bullizmin si abuzim sistematik dhe të përsëritur të pushtetit dhe identifikon tri aspekte të bullizmit:1. dëshirën për të lënduar/dominuar; 2. çekuilibër pushteti që përfshinë veprime të padrejta që favorizojnë dhunuesin (bullizuesin); 3. objektivit të veprimit bullizues i mungon mbrojtja e duhur, prandaj ndihet i shtypur dhe i poshtëruar.
Lista e kontrollit kundër bullizmit në shkollë (Checklist)
Modeli
Politika |
Dëshmitë
|
Deklarata kundër bullizmit | 1.Deklarata është e shkruar dhe e publikuar në vendin e dukshëm dhe frekuentues në shkollë. |
Përkufizimet |
1.Ekzistojnë përkufizime të qarta dhe të ditura për: dhunën, diskriminimi, ngacmimet, ngacmimin kibernetik, seksual dhe përjashtimin. 2.Përkufizimet janë të shkruara në rregullat e shkollës dhe në kodin etikë. |
Raportimi dhe përgjegjësitë | 1.Ekzistojnë politika dhe instrumente të shkruara për adresimin, raportimin dhe shqyrtimin e rasteve të bullizmit të hartuara nga vetë shkolla. |
Kodi i sjelljes | 1.Kodi i sjelljes është i miratuar dhe i publikuar. Të gjithë në shkollë janë të informuar me kodin e mirësjelljes. |
Respektimi i diversiteteve |
1.Aktivitetet dhe kërkesat planifikohen dhe organizohen duke vlerësuar diveristetet: nxënësit me vështirësi, nxënësit me dhunti – arritje të larta, dallimet gjinore, nacionale, fetare dhe socio-ekonomike. |
Veprimet – Aktivitetet parandaluese |
1.Rastet e bullizmit trajtohen me kohë. Për rastet e trajtuara mbahen shënime / dëshmi (procesverbale). 2.Prindërit informohen me kohë për çdo rast të bullizmit dhe sjelljeve agresive. 3.Veprimet bullizuese evidentohen në fletore të veçant (libër protokoli). 4.Shkolla mban protokolin për adresimin e sjelljeve të dhunshme. 5.Sjelljet e mira lavdërohen publikisht ose në formë të shkruar. 6.Lavdat dhe mirënjohjet shënohen në fletore të veçant / protokol. |
Strategjitë dhe dokumentet |
1.Shkolla përdor strategji të parandalimit, ndërhyrjes dhe të pas ndërhyrjes ndaj bullizmit 2.Shkolla e trajton bullizmin edhe përmes kurrikulit lëndor dhe kurrikulit me zgjedhje. |
Politikat e zhvillimit profesional |
1.Shkolla ka planifikuar dhe organizuar – Trajnime – Seminare – Punëtoritë me bazë në shkollë – Studime rastit – Dosjet e nxënësve |
Informatori / lista informuese për politikat e bullizmit | 1.Informatori / letrat informuese të shkollës për politikat e bullizmit janë ndarë me nxënësit, stafin, prindërit dhe të njejta janë publikuar në adresën elekrtonike të shkollës |
Rishiqimi i të dhënave për bullizmin |
1.Për çdo vit shkollor rivlerësohet klima e shkollës duke përfshirë edhe politikat ndaj bullizmit; 2.Sigurohet përfshirja e stafit, prindërve dhe nxënësve në procesin e rivlerësimit të klimës së shkollës përkatësisht të nivelit të bullizmit. Caktohet data e re e rivlerësimit |
Procesi i dokumentimit |
1.Planet e veprimit 2.Formularët e raportimit 3.Formularët e dokumentacionit përcjellës 4.Fletëreflektimet 5.Përpunoni i raporteve 6.Ndërhyrjet 7.Këshillat/udhëzimet për prindërit 8.Udhëzimet për nxënësit 9.Udhëzimet për mësimdhënësit etj. |
Informacione shtesë |
1.Janë siguruar informacione shtesë: – Literaturë – Linqe – Produkte të mësimdhënësve – Produkte të nxënësve |
Qëllimi
Përmes hulumtimeve shkencore, hartimit të projekteve, ofrimit të shërbimeve profesionale dhe praktike, Instituti për Edukim dhe Politika Sociale do të kontribuojë në:
- krijimin e mjediseve edukative-arsimore dhe aftësuese të sigurta e gjithëpërfshirëse;
- vlerësimin e nevojave për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë;
- vlerësimin e arritjeve të nxënësve;
- zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë në të gjitha nivelet e sistemit të arsimit parauniversitar;
- zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe shërbimeve të tjera profesionale të institucioneve edukative-arsimore dhe aftësuese;
- cilësinë e shërbimeve edukative-arsimore të nivelit parauniversitar;
- përmirësimin e mësimdhënies dhe të nxënit;
- planifikimin dhe zhvillimin e përmbajtjeve arsimore;
- planifikimin dhe organizimin e aktiviteteve jashtëkurrikulare;
- mbështetjen e nxënësve me vështirësi në nxënie;
- zhvillimin e potencialeve të nxënësve me dhunti etj.;
- udhëheqjen profesionale (të legjitimuar) të institucioneve edukative-arsimore dhe aftësuese;
- krijimin dhe mirëmbajtjen e kulturës shkollore;
- përfshirjen e prindërve në jetën shkollore;
- ofrimin e shërbimeve cilësore dhe efeciente socio-psikologjike për personat në nevojë;
- zhvillimin e kulturës dhe të interesit për ekologjinë e mjedisit.
Objektivat strategjike të Institutit
- Hulumtime në fushën e edukimit dhe të shkencave të tjera sociale, përmes të cilave krijohen produkte inovative pedagogjike për arsim gjithëpërfshirës dhe cilësor parauniversitar në Republikën e Kosovës;
- Konferencat shkencore të nivelit lokal dhe rajonal për tema/çështje në fushën e edukimit dhe arsimit (mësimdhënia, të nxënit, planifikimet e mësimdhënies, arritjet e nxënësve, aplikimi i risive pedagogjike, mendimi kritik, kompetencat qytetare dhe sjellja e mirë e nxënësve, etika profesionale e mësimdhënësve etj.);
- Krijimi dhe mirëmbajtja e kulturës dhe klimës pozitive në mjediset arsimore;
- Mbështetja dhe fuqizimi i kompetencave të drejtuesve të shkollave për udhëheqje efikase (me fuqi të legjitimuar);
- Zhvillimi profesional i mësimdhënësve dhe stafit arsimor të shkollës, përmes programeve trajnuese, punëtorive, konferencave, publikimeve, dosjes profesionale dhe modeleve të tjera;
- Buletini i Institutit, përmes të cilit nxiten të gjithë studiuesit e fushës së edukimit, shkencave sociale dhe shkencave ekologjike të publikojnë hulumtimet dhe produktet e tyre shkencore;
- Organizimi i aktiviteteve me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme;
- Mbështetja e nxënësve me vështirësi në të nxënit (mësuarit);
- Mbështetja e nxënësve me dhunti të ndryshme;
- Mbrojtja e nxënësve nga bullizmi, përfshirja në aktivitete të ndaluara, të papërshtatshme dhe abuzuese, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore, përdorimin e substancave narkotike dhe të tjera psikotrope;
- Ofrimin e këshillimit për personat në nevojë;
- Mbështetja psiko-sociale për personat në nevojë;
- Planifikimi dhe organizimi i aktiviteteve me fokus ruajtjen dhe mirëmbajtjen e ekologjisë së qytetit dhe vendbanimeve rurale, përfshirë lumenjtë, monumentet kulturore-historike, parqet dhe mjediset e tjera publike;
Vlerat tona
- Gjithëpërfshirja
- Bashkëpunimi
- Transparenca
- Përgjegjshmëria
- Vlerësimi i mendimit ndryshe
- Kultura e komunikimit
- Zbatimi i legjislacionit
- Etika e hulumtimit
- Ndarja e arritjeve/përvojave
- Mbështetje profesionale për institucionet arsimore
- Hartimi i produkteve për institucionet
- Nisma dhe propozime për fushën e edukimit, politikat sociale